• Latest
  • Trending
  • All

Poshtë Fevziu! Poshtë Tregu?

18/11/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 15 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Poshtë Fevziu! Poshtë Tregu?

18/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Alfred Lela

Kam ndeshur ditëve të Panairit të Librit shumë intelektualë, shkrimtarë, gazetarë; të gjithë gati të ndërkryer me suksesin e llojit ‘stuhi e vrull’ të librit të Blendi Fevziut Ahmet Zogu. Rashë gjatë këtyre ditëve edhe në një të njohur, një adoleshent, i cili më bëri ballë me çka tjetër, veç librin e Fevziut në dorë. Të firmosur sigurisht. Duke njohur adoleshentin dhe rrethin e tij familjar mund të paragjykoj se Fevziu me Zogun hyn në atë shtëpi, jo si autor por si stoli.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ky është megjithatë caku cinik prej nga mund të interpretohet libri i autorit në fjalë, megjithë suksesin, pjesë e së vërtetës, dhe jo krejt e vërteta. Megjithatë, para se të futemi në një përpjekje për analizë të fenomenit Fevziu, ia vlen të tregohen edhe dy episode që japin dy pamje të tjera të tablosë. ABC News jep një kronikë për shitjet spektakolare të librit të Fevziut dhe gazetarja zgjedh ta mbyllë kronikën me autorin e librit, i cili i sulmuar nga fansat te stenda e UET-Press, ia kthen një burri: Zogu u mbarua, a do një Enver Hoxhë?!

E kam vizituar dy-tri herë çdo ditë Panairin e Librit. Aq shpesh, sepse librat kanë një ngarkesë seksuale (mos u trembni: çdo aktivitet i njeriut është sublimim i seksualitetit!), por edhe se jam munduar të gjej korridore kohe kur mund të çaje në shtigjet përherë cit me shqiptarë, që edhe në mjedise të mbyllura, ashtu si në trotuare, nuk lëvizin, por tërhiqen zvarrë. (Nuk ka asnjë vend tjetër ku njerëzit lëvizin me ngathtësinë e rrëshqanorëve si në Shqipëri).

Në një nga ato herët e kërkimit të shtigjeve, jam gjendur te stenda e UET-Press. Fevziu ishte larguar, por jo libri i tij. Aq më pak jehona. Dy mesoburra, që pasi paguan librin e tij kuptuan se nuk mund të kishin edhe firmën, hodhën sytë nga unë duke qeshur. Ndërkohë i kërkuan librashitëses që ta firmosja unë librin për Fevziun. Nuk ua prisha zotërinjve. Ndoshta vinin prej larg për atë libër. Apo atë ngjarje për ta. E firmosa: Miqësisht, Alfred Lela në vend të Blendi Fevziut. Tiranë, nëntor 2014. Ndokush tjetër do ish shmangur për të mos luajtur ‘mëkëmbësin’, por mua më dha kënaqësi: si firmosja, si nonchalanca ime. E pashë si njëfarë katarsisi kundër zilisë.

Zilia do na prishte punë në të kuptuarit e asaj që mund të konsiderohet si FF (Fenomeni Fevziu). Nëse është i tillë, çfarë fenomeni është ai? Lindja, ngjizja dhe rritja e tij u përket shtysave dhe përcaktimeve të tregut. Tregu e ka prodhuar Blendi Fevziun për të nginjur një mungesë të gjatë të medias dhe mediatikes në Shqipëri. Fevziu është ndoshta i vetmi ndër protagonistët që ka qenë gazetar që në vitin 1991 e asgjë tjetër ndërmjet. As zëdhënës, as politikan, as analist, as mërgimtar. Ky kontinuitet i është ‘shpërblyer’.

Po të doni të merrni në shqyrtim suksesin e Zogut, konsideroni këtë: Fevziu ka popullarizuar Zogun, një lider shqiptar të gjysmës së parë të shekullit të shkuar që ende shihet si antipopullor. Për një shoqëri të sunduar nga narrativa komuniste e historisë, qarkullimi i një lideri të diskutuar e të linçuar është një shërbim, jo një sakrilegj. Edhe më shumë i mirëpritur në kontekstin e 70- vjetorit të çlirimit, muaj kur janë bërë thirrje të hapura për rikonsiderimin e figurës së Enver Hoxhës. (Zogu u mbarua, a doni një Enver Hoxhë?) Shpëlarjes së tij me bojë rozë. Autorët popullorë si Fevziu, nuk janë armiq të shkencores, as historikes apo librit në veçanti. Nëse ata kthejnë koka nga Panairi dhe fusin libra në shtëpi janë duke na shërbyer, jo fundosur.

Shkrimtarët gjithashtu kanë një zilepsje të pavend. Fevziu nuk po i konkurron dhe as po i mund me tekst letrar: ai e ka humbur betejën me romanin Hiri i vullkanit i cili nuk u shënua as në listat e shitjeve e as të kritikës. Në këtë rrafsh publiku është treguar inteligjent. Ai i ka pranuar Fevziut atë që mund t’i japë, jo të pamundurën apo nënmesataren e autorit.

Padyshim, pretendimi se Fevziu përdor ingranazhet e diktaturës mediatike për të shkuar tek audienca, pra jemi në pabarazi, është i vërtetë. Por jo edhe i ndershëm. Shkrimtarët duhet ta ndajnë mendjen: janë duke kërkuar Tregun apo Historinë? (Kjo e fundit ka mekanizma të tjerë përzgjedhjeje: është ku e ku më sqimatare se tregu.)

Hidhini një sy New York Times Bestseller List of 2014. Diçka do të mësoni për Tregun dhe Historinë.

Post Views: 51
Previous Post

Hartat e Shqipërisë Etnike

Next Post

Zoti kryeministër, një polici për ëndrrat tona!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zoti kryeministër, një polici për ëndrrat tona!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.