• Latest
  • Trending
  • All

1915.Kur serbët ishin në Shkodër! Kujdes! Janë po ata…

27/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

1915.Kur serbët ishin në Shkodër! Kujdes! Janë po ata…

27/10/2014
in Aktualitet, Histori, Lajme, Opinion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi se ndeshja e kthimit Shqipëri-Kosovë do të zhvillohet në Teorin e vitit 2015 në Shkodër. Aty ku serbët nuk kanë pse të këndojnë “Kosova është Serbi” sepse edhe 100 vjet më parë, ushtria dhe refugjatët serbë duke ikur të përndjekur nga Fuqitë e boshtit, në rrugëtimin përmes Prizrenit, Lezhës dhe Shkodraës nga mbreti serb dëgjojnë çmendurinë e rradhës, atëherë kur para syve të tyre del Shkodra…

2“Kosova është Serbi!” Është refren, postulat, parrullë dhe ëndërr serbe që në zë dëgjohet nga serbët kudo, si në rrugë, protestë, teatër e madje edhe stadium futbolli, edhe sot kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Shumë PSE janë bërë lidhur me këtë çmenduri serbe, por historia serbe ose e vërteta që njohin serbët është shumë më e trishtë se sa këmbëngulja e një populli të tërë për ta përvetësuar Kosovën si pjesë të tokës së tyre serbe. Shqiptarët shqetësohen kur dëgjojnë kudo se si gërthasin Serbët, të bindur se Kosova është Serbi, por, ata, si Mbreti ashtu edhe Sejmeni serbë i mëson se edhe “Shkodra është Serbi!”. Po Shkodra, aty ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka parashikuar të zhvillohet ndeshja e kthimit, Shqipëri-Serbi.
Dhe derisa për Kosovën këndojnë vetëm togfjalëshin “Kosova je Serbia”/lexo shqip: “Kosova është Serbi”/ në rastin e Shkodrës provokimi mund të jetë shumë më i sofistikuar por shumë më i rëndë. Madje kënga është e gatshme, dhe ajo këndohej edhe gjatë tërheqjes së forcave serbe në vitin 1915: “Sve što braća za dan nazidala, zla bi vila za noć porušila?“/lexo shqip: “Gjithçka që vëllezërit brenda ditës do të ndërtonin, zana e keqe për një natë do të shkatërronte?”
Nga buron kjo këngë nuk e thotë njeri në Serbi, si e ndërtuan kalanë e Rozafës dhe Shkodrën mbreti serb nuk e tha vetëm se e rrëfeu para ushtarëve dhe refugjatëve, ku qëndron edhe e gjithë e keqja e historisë dhe çmendurisë serbe; për nivelin intelektual të mbretit nuk ka se pse flitet, por në mesin e refugjatëve ishte Qeveria e Serbisë, deputetët dhe profesorë të shumtë universitar. Dhe jo vetëm në Shkodër më 1915 por për plotë 100 vjet, kjo histori është rrëfyer brez pas brezi, sepse kështu e kishte thënë mbreti serb.
Ky frymëzim që vjen nga Mbreti Petri I-rë, e rrëfehet dhe trashëgohet nga Kisha Ortodokse e Serbisë, Komunistët, dhe së fundi Radikalët serbë aktualisht në pushtet, mund të jetë më shumë çështje që duhet të trajtohet nga Psikologët, por çfarë është ajo që shkruhet sot dhe ka ndodhur në Tetorin e vitit 1915.
Libri “Devetstopetnaesta – tragedija jednog naroda”/ lexo shqip: Nëntëqindepesëmbëdhjeta – tragjedia e një populli/ shkruar nga shkrimtari i njohur serb, Branislav Nushiç, dëshmitar ky i luftës së parë botërore, që mori pjesë edhe në tërheqjen e ushtrisë serbe përmes Prizrenit, Lezhës dhe Shkodrës së bashku me mbretin serb, që i serviret popullit serb në vitin 2010, dëshmon se deri ku shkon mendja e qenies serbe; çfarë ka thënë Mbreti Petri i I-rë, 70 –vjeçari i cili i kishte lënë drejtimin e shtetit djalit të vet, e po strapacohej me ushtrinë e cila ishte detyruar nga forcat e boshtit që të tërhiqet përmes tokës shqiptare, atëherë kur nuk i kishte ngelur më vend asgjëkundi ama nuk firmoste kapitullimin. E vërteta është e hidhur ashtu si e vërteta e Petrit të I-rë, por pasi që humbi të gjitha qytetet serbe dhe u detyrua të lëvizte drejtë Prizrenit, asaj toke që në Nëntorin e vitit 1915, Petri e I-rë e quante tokë serbe, dhe jo vetëm kaq! Edhe kalanë e Rozafës në Shkodër dhe qytetin në tërësi, këtë qytet të bukur dhe të pasur, siç e shpjegonte edhe vetë mbreti serb.
Çuditërsiht e gjitha kjo po ndodhte kur mbreti serb ishte duke ikur, dhe mbrapa, këmba këmbës e kishte ushtrinë gjermane; Pavarësisht mburrjeve të çmendura serbe, qeveria e Serbisë, më 10 Nëntor 1915 vendosi të largohet drejtë Shqipërisë me gjithë kabinetin qeveritar ndërsa trashëgimtari i fronit mbretëror më 12 Nëntor do të përcaktoj trajektoret e lëvizjes së mbretit, ushtrisë dhe popullit serb, nga Prizreni drejtë perëndimit dhe jugperëndimit. Njëra që shkonte prej Drinit të Zi përmes Dibrës në Strugë; tjetra përmes Lumës, përmes maleve të Dugagjinit drejtë bregut poshtë; dhe, e treta, nga Drini i Bardhë, Gjakova e Peja, ku ndaheshin në tri degë, prej të cilave njëra drejtë Plavës dhe Gusisë, përmes Bjeshkëve të Nemuna në Shkodër, tjetra përmes Rozhajës dhe Çakorit në Andrejevicë. Kjo ishte mbërmja e varrosjes së kurorës mbretërore, të cilën, të nesërmen mbreti nuk e mori drejtë maleve të Shqipërisë, aty ku nuk dihej se si do të përfundonte ai, ushtria serbe dhe familjarët e saj…
Dhe, edhe pse i lodhur, i uritur dhe me brek nëpër këmbë, mbreti i Serbisë nuk do të harroj të gënjej popullin edhe atëherë kur jeta e tij ishte në pikëpyetje, dhe ishte në mes të Shkodrës dhe Malit të Zi! Për ti thënë këtij populli se Shkodra dhe kalaja e Rozafës janë serbe, duke mos llogaritur se pikërisht ky rrëfim, brez pas brezi mund të rrëfehet edhe pas 100 vjetësh, dhe në Tetorin e vitit 2015, duke pasur parasysh tolerancën ekstreme të shqiptarëve, të ketë mundësi të këndohet edhe në ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi: “Sve što braća za dan nazidala, zla bi vila za noć porušila?“/lexo shqip: “Gjithçka që vëllezërit brenda ditës do të ndërtonin, zana e keqe për një natë do të shkatërronte?”
1Shkodra është e jona!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Mbreti serb u rrëfen ushtarëve se si kur ishte I ri kishte qenë në Shkodër. Ishte qytet I bukur dhe i pasur, dh enë ndërhyrjen e një ushtari nëse Shkodra ishte serbe, Petri I I-rë I vendosur I përgjigjet: “Po, i yni është…”
Komediografi më i madh serb, Branislav Nushiç ishte pjesë e tërheqjes së ushtrisë serbe përmes Shqipërisë. Në atë kohë atij i ndodhë edhe një fatkeqëse familjare – humb jetën djali i vetëm i tij, dhe siç thotë “Devetstopetnaesta – tragedija jednog naroda” / lexo shqip: Nëntëqindepesëmbëdhjeta – tragjedia e një populli/ shënon edhe varrin e tij. Aty, siç thotë autori i këtij libri, janë përmbledhur fatet dhe vuajtjet e njerëzve të vegjël, njerëzve të thjeshtë, por edhe liderëve të tyre, si dëshmi e parë e një shkrimtari serb në luftën e parë botërore. Me këto dëshmi, Shqiptarët mund të kuptojnë se cila është e vërteta sipas serbëve, çfarë lexojnë ata dhe pse jo vetëm Kosova është Serbi. Imagjinata e tyre shkon deri në Shkodër…

Shuhen shkëndijat e fundit

Sa më larg që lëvizet, rruga është gjithnjë e më e vështirë, e uria dhe dimri gjithnjë e më shumë shtrëngojnë dhe gjithnjë e më shumë ngecin rrugëve. Mbrëmjet ishin veçanërisht të tmerrshme, dhe thuase asgjëkundi nuk mund të gjeje drunj. Përgjatë rrugës rrëzoheshin njerëzit sikur mushkonjat, rrëzoheshin dhe ngriteshin, ose qëndronin atje që me varret e tyre të shënonin rrugën nëpër të cilën Serbia ka kaluar.
Qeveria gjithmonë nxitonte përpara, dhe mbërrinë, mbasditën e ditës së pestë në Shkodër. Mbreti udhëtoi pak më gjatë, plotë tetë ditë deri në Lezhë dhe tri ditë më pas deri në Tiranë. Flejti gjumë ashtu si edhe refugjatët tjerë, afër vatrës, nën kulmin e një tende fshati arnautësh, nëpër hane; ka ngrënë bukë të thatë ose, me raste, nëse diku do të takonte ndonjë komandë, do ti ofronin edhe diçka nga kazani.
Natën e fundit, para se të tërhiqej nën kulm mbi kokë, mbreti iu afrua një zjarri rreth të cilës ishin ulur ushtarët. Ai nesër nuk do të vazhdoj rrugën për në Shkodër, ai nesër do të ndahet nga ushtarët, dhe me kënaqësi flet edhe pak me ushtarët. Ai nesër vetëm deri diku do të niset rrugës për në Shkodër; më pas do të shkel Drinin dhe do të shkoj në Barbullush, e më pas për në Lezhë. Ushtarët dhe refugjatët do të vazhdojnë rrugën drejtë Shkodrës.
Diçka pezull po qëndronte në ajër duke paralajmëruar afërsinë e brigjeve ku djelli ngrohë. Yjet shkëlqenin më qartë dhe ngjyra e qiellit nuk ishte më ajo e ftohëta. Gjithçcka që besonte në vdekje filloi sërisht të besoj në jetën. Oh, sa pak zgjati ky besim!
Mbretit i llafosej. Duke treguar pyjet masive të zbehta, të cilat lartësohen përreth Shkodrës dhe të cilat mbrëmja e kthjelltë I qartëson dhe ndanë, ai I drejtohet ushtarëve të mbledhur përreth zjarrit:
-Ja shikoni, bijtë e mi, edhe atje kemi derdhë gjak, nëpër ato kodra.
-Si quhen ato kodra? – pyet një ushtar I vjetër.
-Ajo atje, në thellësi, që lartësohet në maje, duhet të jetë Taraboshi, e këto kodrat më të vogëla, këtu majtas, aty është Bërdica.
-A është kjo Bërdica? – pyet një xhaxha në moshë të thellë të cilit me të përmendur ky emër iu terrua plotësisht para syve.
-Kjo duhet të jetë!
Xhaja mori shikimin nga ajo anë, me kujdes po shikonte dhe iu mbushën sytë me lotë. Më pas psherëtiu:
-Atje kam humbur djalin!
-Në atë kohë, apo? – pyeti mbreti.
-Po në atë kohë – shtoi xhaja – dhe ja tani kam ardhur ti vizitoj varrin.
Të gjithë heshtën, duke ndjerë si detyrim që të mos trazaojnë momentin festiv, në të cilin në shpirtin e babait zgjohet sërisht pikëllimi, duke parë varrin e djalit. Xhaja, gjatë shumë gjatë, ato kodra të zymta, ku gjithë ata trupa të pajetë të djemve të rinjë serbë shtrihen, dhe duke iu kthyer zjarrit shtoi:
-Kush e di ndoshta zoti nuk deshi që të më sjell këtu, dhe që edhe unë në afërsi të varrit të djalit të shtrihem në dhe. Ja, si kam zënë edhe unë shtratin, do zoti që nesër edhe unë në Shkodër të shkoj.
-Çfarë ishte e mundimshme dhe e vështirë e kemi kaluar – I ngushëllon mbreti. – Tani kjo deri në Shkodër është rrugë më e lehtë, mundemi edhe ne pleqtë.
Më pas filloi të las edhe për Shkodrën. Mbreti u fliste ushtarëve se në vitet e rinisë kishte qenë në Shkodër duke shtuar se ishte një qytet i bukur dhe i pasur.
-A është ky qyteti ynë? – pyet ushtari.
-Po i yni është, mbretërit tanë e kanë ndërtuar – mbreti i madh – tre vëllezër, Vukashini, Uglesha dhe Gojko, dhe shumë kanë vuajtur që ta ndërtojnë. Të gjitha muret që do ti ngritnin brenda ditës, zana e keqe do ti rrëzonte brenda natës. A e din kush atë këngën mbi ndërtimin e Shkodrën në Bunë?
-E di unë – tha një ushtar më i ri nga grupi.
-A thotë kështu kënga: “Sve što braća za dan nazidala, zla bi vila za noć porušila?“/lexo shqip: “Gjithçka që vëllezërit brenda ditës do të ndërtonin, zana e keqe për një natë do të shkatërronte?”
-Po kështu është! – tha ushtari i ri.
-Ama, verëtetë ka mundur të jetë kështu? – pyet një plakush paksa më i kthjellët, i cili deri në ato momente vetëm po dëgjonte bisedat, duke u marr me arrnimin e mëngëve të kapotës që i kishte zënë rrugës duke i shqyer.
-Çfarë? – pyet djaloshi.
-Paj, këtë që e thotë kënga. A kishte dikur zana kaq të këqija që vetëm brenda natës të shkatërrojnë gjithçka që mbretërit do të ndërtonin brenda ditës?
-Po kishte – shtoi mbreti i vjetër – kishte, dhe ka edhe tani.
-Tani? – gërthitën duke shqyer sytë disa prej tyre.
-Edhe tani ka! – vazhdoi mbreti duke tundur kokën me dhimbje – Ja, a nuk shikoni fatin tim. Gjithçka që ndërtoi brenda ditës, zana e keqe brenda natës më shkatërron. Sa jemi munduar të gjithë ne të krijojmë këtë shtet, dhe ja…mi shkatërroi zana brenda natës, shkatërroi deri në themel!…
Mbreti pushoi së foluri dhe u thellua në mendime. Të gjithë heshtën duke u thelluar gjithashtu në mendime mbi zanën e keqe e cila shkatërron gjithçka që Serbët ndërtojnë.
Mbrëmja filloi të eerësohet gjithnjë e më shumë, e dimëri të shtrëngoj gjithnjë e më shumë. Ndërkohë mbretit I tërheqin vërejtjen se duhet të shtrihet.

Uria shtrëngoi Shkodrën

Ditën e gjashtë të rrugëtimit mbreti zbriti në bregun e lumit Drin, ku rruga vazhdon të zbres në brigjet e Drinit. Aty te Gomsiçi, ku Drini duhet të kalohet dhe të futësh në fushën shkodrane, tashmë depërton një erë e lehtë, tashmë shihet dielli i cili shkëlqen në bregdetin e Adriatikut dhe, atje largë, shtrihen mallet që përqafojnë Shkodrën. Atje të gjithë shikojnë me gjithë qejf , atje ka diell, atje ka bukë – të paktën të gjithë kështu mendojnë, duke mos hamendësuar se nëpër rrugët shkodrane do të bien si duaj dhe do të vdesin urie.
/Devetstopetnaesta – tragedija jednog naroda/ lexo shqip: Nëntëqindepesëmbëdhjeta – tragjedia e një populli/
shkijet neper shqiperiPak histori

Nga fundi i vitit 1915, ushtria serbe, kreu shtetëror dhe një pjesë e popullit janë tërhequr përmes maleve shqiptare, në kushte të vështira, me temperatura të ulëta, uri, të sëmurë, të lodhur dhe të përndjekur nga sulmet e Fuqive të boshtit.
Kjo vuajtje vazhdon të përfolet ndër popullin serb, si periudha më e vështirë e lufëts së madhe që ka marr dhjetëra mijëra jetë njerëz por nuk i ka shërbyer rimëkëmbjes së këtij populli i cili ngeli po aty, edhe sot në vitin 2014 duke arsyetuar vehten se zgjidhja më e mirë në Nëntorin e vitit 1915 ishte tërheqja përmes Shqipërisë; përkundër faktit që u humbën shumë jetë njerëzish ndërsa zgjidhja që e kishin menduar në atë kohë edhe ca oficerë serbë, nuk ishte e duhura.
Dhe gjithçka ndodhi kur ushtria ruse dështoi në frontin e Lindjes, e kundër Serbisë filloi nje aksion i përbashkët i forcave austrohungareze, gjermane dhe bullgare, që për 15 ditë spostuan edhe forcat serbe për mbrojtjen e Beogradit deri në Prizren.
Më 29 Nëntor komandantët serbë kishin diskutuar për mundësitë e ndryshme dhe ishte vetëm vojvoda Mishiç ai i cili kishte propozuar një kundërsulm dhe në rast të dështimit, të zhvillonin negociata që do të përfundonin me një paqe të ndershme. Ky propozim dy herë ishte miratuar dhe dy herë refuzuar, për të arrdhur më në fund tek konkluzioni që të veprohet me direktivën e Komandës së përgjithshme për tërheqje.
Nëse propozimi i Mishiçit do të ishte i suksesshëm, sot majori Mr.Dalibor Denda nga Shërbimi për histori ushtarake pranë Institutit për studime strategjike në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë thekson: “Kjo ka ndodhur në periudhën e dezintegrimit të ushtrisë, kur ajo po shpërbëhej. Kishte shumë të arratisur, një numër i konsiderueshëm i ushtarëve humbën jetën në luftë, e disa divizione sipas forcës ishin shndërruar në regjimente. Për këtë dëshmon edhe shifra prej 77 mijë të zhdukurëve nga ushtria serbe në këtë moment, të cilët ushtria serbe pas tërheqjes përmes Shqipërisë i ka evidentuar si të vdekur,” thekson Denda duke konsideruar se vendimi për tërheqje, në aspektin politik ishte më i miri, sepse sipas tijë është ruajtur edhe shteti. Përmes Shqipërisë janë ruajtur edhe të gjitha institucionet shtetërore, Qeveria, ministritë dhe deputetët. Me ta ishin edhe professor universiteti. Është ruajtur edhe bërthama e ushtrisë serbe me 153 mijë officer dhe ushtarë. Nga ana tjetër, sa i përketë humbjeve njerëzore, vendimi ishte katastrofik, vlerëson Denda, por duhet pasur parasysh se në atë kohë Serbia nuk kishte kurrfarë marrëveshje me aleatët.
Por ushtria serbe në tokën shqiptare futet me një përvojë nga viti 1912. Sipas kolonelit serb, Gjoka Bogdanoviç gjatë tërheqjes përmes Shqipërisë, 60 mijë ushtarë dhe refugjatë serbë kanë humbur jetën, duke mos lllogaritur rekrutët. Nga 15 mijë rekrutë sa ishin nisur drejtë brigjeve shqiptare, gjysma kishte mbërritur, por shumica prej tyre do të vdesin nga lodhja dhe sëmundja, dhe vetëm 600 prej do të mbijetojnë. Për evakuimin e njohur të Korfuzit, historia serbe sërisht i jep meritat Rusisë përkatësisht carit rus Nikolaj II, i cili sipas serbëve na paska kërcënuar forcat aleate dhe ato kanë ndihmuar në evakuimin e 127 mijë ushtarëve serbë nga Lezha, Durrësi dhe Vlora. Në vitin 1916, ushtarët serb transferohen në Mikri dhe Halkidiki e në vitin 1918 në forntin e Selanikut…

Previous Post

(Video) Ahmeti: Nuk pendohem pse nuk e ndava Maqedoninë

Next Post

Kur harbuan rastësitë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kur harbuan rastësitë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.