• Latest
  • Trending
  • All

Recenzion i Noel Malcolm-it për librin “Tito’s Secret Empire”: Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, diktatori jugosllav, Perëndimin?

13/07/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Dhe të tjerat

Recenzion i Noel Malcolm-it për librin “Tito’s Secret Empire”: Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, diktatori jugosllav, Perëndimin?

13/07/2023
in Dhe të tjerat

Lajme teNjejta

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025
Daut Dauti
‘Tito’s Secret Empire’ (Perandoria Sekrete e Titos) shpalosë mënyrën se si ai e drejtoi nga larg një rrjet të agjentëve komunistë, derisa shfrytëzonte ndihma të mëdha nga Amerika.
Historia, siç dihet, shkruhet nga fituesit – veçanërisht kur ata janë komunistë. Menjanimi i fakteve të padëshiruara është lojë fëmijësh e sunduesve që janë të kënaqur t’a heqin qafe popullin në shkallë masive. Dhe kështu, një gjeneratë pas rënies së bllokut sovjetik, historianët ende orvaten që t’i ç’montojnë të gjitha tregimet që i kanë rrëfyer komunistët.
Josip Broz Tito, sunduesi i Jugosllavisë nga viti 1945 deri më 1980, ka qenë fitues i dyfishtë. Fitorja e tij e parë ishte ajo e udhëheqësit të rezistencës në Evropën që po lindte në fund të Luftës së Dytë Botërore, ku ai ishte në krye të një armate me qindra mijëra ushtarë dhe në kontroll të një pjese të madhe të vendit të tij. Fitorja e dytë ka qenë morale: pas ndarjes me Stalinin në vitin 1948, Tito u konsiderua si burrështetas i guximshëm, i pavarur dhe që u ngrit kundër bulizmit sovjetik. Nëntitulli i këtij libri është “How the Maharaja of the Balkans Fooled the World” (Si e mashtroi botën maharaxha i Ballkanit), kështu që lexuesit presnin një demolim serioz të mitit. Mbi të gjitha, ‘mashtrimi’ paraqet qëndrimin e Titos që e kishte adaptuar në atë periudhë të mëvonshme kur ai i bindi udhëheqësit e Perëndimit se ishte aleat i tyre kundër Moskës. E tërë jeta e tij është shtruar këtu për ekzaminim.
Tito ka qenë djalë fshatari me vëtëm gjashtë vite shkollë dhe me zanat bravari. Kur shërbeu në Luftën e Parë Botërore u zu rob nga rusët dhe pastaj u rekrutua nga bolshevikët. Duke u trajnuar në Moskë nga shërbimi inteligjent ushtarak, me gjasë kështu sugjerojnë autorët, ai punoi si agjent kohë pas kohe jashtë dhe brenda Jugosllavisë.
Në Moskë në vitin 1935, ai tregoi talent për informator të shokëve të tij të ngushtë, të cilët u eliminuan nga skuadrat për ekzekutim. Kur u kthye në Jugosllavi, ai pa u vonuar e denoncoi rivalin e tij kryesor dhe e mori kontrollin e partisë komuniste të paorganizuar. Kur Hitleri e filloi ‘blitzkrieg’-un kundër Jugosllavisë në prill të vitit 1941, Tito nuk bëri asgjë për të përgatitur rezistencë anti gjermane. Ai e ndoqi vijën e Moskës pasi që Gjermania ishte aleat i Stalinit, e cila gjë ndryshoi vetëm kur Hitleri e invadoi Rusinë pas dhjetë javëve.
Autorët e kanë paraqitur mirë këtë poentë. Por, në paraqitjen e luftës në Jugosllavi, këta autorë në mënyrë të befasueshme i qëndrojnë afër tregimit tradicional të vetëlavdërimit komunist. Ata theksojnë se Tito mblodhi forca të mëdha, marshoi në distanca të gjata dhe nganjëherë zhvilloi beteja të rrepta me gjermanët. Por, nuk theksojnë se këto marshime kanë qenë tërheqje dhe se betejat e mëdha që i bënë partizanët e Titos kanë ndodhur vetëm nëse gjermanët dëshironin të sulmonin.
Për një libër polemik anti Tito, kjo gjë tërheq disa goditje. Marrëveshja sekrete që Tito ua ofroi gjermanëve në vitin 1943 është lëmuar sikur të ishte brengë vetëm e ndërrimit të burgosurve të luftës. Por, ne kemi dëshmi të një oficeri të inteligjencës gjermane që është angazhuar në këtë rast dhe i cili thekson se Tito ka ofruar të bëhet kolaboracionist i Gjermanisë për t’i rezistuar zbarkimeve anglo-amerikane – ofertë tërësisht në pëlqim me planin strategjik të Titos pasi që ai frikësohej se aleatët do ta kthenin në pushtet qeverinë e vjetër rojaliste në Beograd.
Sërish, Titos i mvishen meritat për ndjekjen e gjermanëve në fund të luftës kur ata po e tërhiqnin ushtrinë nga Greqia dhe Maqedonia nëpër Jugosllavi. Dy nga divizionet e tij, siç na thuhet, i sulmuan gjermanët që kalonin nëpër Kosovë. Unë e kam lexuar ditarin e komandantit gjerman (në arkivin e Washingtonit) ku mezi përmenden sulmet e vogla partizane e lëre më ato të divizioneve. Në tërësi 350 000 gjermanë kaluan pa ndonjë pengesë. Tito nuk dëshironte ta harxhonte municionin kundër gjermanëve, të cilët edhe ashtu po largoheshin; ai ishte shumë i zënë duke provuar që të zaptonte copa të territorit jashtë kufijve të Jugosllavisë së vjetër.
Kjo na shpje matanë gjysmës së librit, në pikën kryesore: ambiciet e Titos, madje megalomane, të një udhëheqësi të pas luftës. Këtu janë disa detaje mbresëlënëse në lidhje me kontrollin e tij të rrjetit të agjentëve, veteranëve të luftës civile spanjole dhe tjerëve; në fund të luftës komunistët e flaktë italianë ishin bërë gati që t’i merrnin qytetet kryesore duke shpresuar në invazionin jugosllav për t’a marrë Venedikun. Kanë qenë këto ambicie, plus organizimi i një lufte tjetër me ndërmjetësues, Lufta Civile Greke, që e bindi Stalinin t’i ndërprente mardhëniet më 1948.
Më tutje, autorët paraqesin mençurinë e Titos për ri-invencion si burrështetas i ‘pa inkuadruar’ nga e cila përfitoi një ndihmë të madhe amerikane. Këputja me Moskën ka qenë shumë e shkurtër; Hrushqovi e miqësoi dhe së shpejti Tito u ndihmua nga të dy anët. Natyrisht që vijëzimi i tij instinktiv ka qenë pro komunist, kështu që ishte Perëndimi që u ‘mashtrua’.
A kishte rëndësi kjo gjë? Autorët argumentojnë se në vazhdimësinë e tij të gjatë të strategjisë ndaj Mesdheut, Tito i ka shkaktuar dëme të mëdha Britanisë dhe Francës pasi që i ndihmoi Naserit në Egjipt (duke i dhënë dorë për Suezin) dhe rebelët në Algjeri. Këto informata që ofrohen këtu janë mbresëlënëse, por konkluzioni duket i tepruar shumë pasi që del se Tito kishte shkaktuar rënien e kolonializmit anglo-francez në Mesdhe. Dhe, ideja që Tito u bë ‘guru’ i Hrushqovit për politikë të jashtme, duke e shndërruar atë në intervencionist të Botës së Tretë, është ekzagjerim edhe më i madh.
Fuqia e këtij libri nuk qëndron në spekulime kaq grandioze, por në detajet e mprehta. Për fat të keq detajet kërkojnë mihje në mes të një mori emrash dhe akronimeve; proza, edhepse e nxituar dhe e çuditshme, nuk është lehtë e lexueshme. Megjithatë, ata që këmbëngulin do të mësojnë shumë për mungesën e dëshmive standarde.
Autorë të ‘Tito’s Secret Empire’ janë William Klinger dhe Denis Kuljiš kurse libri është botuar nga ‘Hurst’.
Post Views: 86
Previous Post

Shkrimtari britanik:Vetëm Ahmet Zogu mund të jetë mbret i një toke primitive si Shqipëria

Next Post

Euro bie poshtë 104 lekëve, Dollari drejt 90 lekëve. Edhe Paundi në nivelin më të ulët historik.

Related Posts

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për muaj të tërë ka pasur spekulime se lufta në Gaza po përshkallëzohet në një rrafsh më të gjerë rajonal....

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. sambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit...

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku...

Next Post

Euro bie poshtë 104 lekëve, Dollari drejt 90 lekëve. Edhe Paundi në nivelin më të ulët historik.

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.