• Latest
  • Trending
  • All

Joe Biden kryeson anketat në vend, gara në shtetet kyçe mbetet e ngushtë

02/09/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 25 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Dhe të tjerat

Joe Biden kryeson anketat në vend, gara në shtetet kyçe mbetet e ngushtë

02/09/2020
in Dhe të tjerat

Nëntë javë nga dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ish Nënpresidenti Joe Biden po ruan epërsinë disa mujore ndaj Presidentit Donald Trump, sipas sondazheve mbarëkombëtare. Por anketat tregojnë se gara është ngushtuar dhe madje dallimet janë të vogla në shtetet e pavendosura që ka të ngjarë të përcaktojnë rezultatin. Zoti Biden, i cili ka qënë një senator amerikan për 36 vjet, dhe njeriu i dytë në komandë nën Presidentin Obama për tetë vjet, ka kryesuar me një epërsi prej 8 deri 10 përqindndaj zotit Trump në anketat e realizuara gjatë vitit 2020.

Por epërsia e tij është zvogëluar në një mesatare prej 6.2 përqind në sondazhet e marra së bashku të kohëve të fundit dhe të përpiluara nga faqja e internetit RealClearPolitics. Epërsia e zotit Biden është madje edhe më e ngushtë në tre shtete të rëndësishme të fituara shpesh nga demokratët – Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin – të cilat zoti Trump i fitoi me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2016, duke i dhënë atij fitoren.

Lajme teNjejta

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

Shtetet e Bashkuara vëndosin për presidencën përmes një forme indirekte të demokracisë, jo nga vota popullore kombëtare por përmes Kolegjit Elektoral, ku fituesi në secilin shtet merr të gjitha votat e Kolegjit Elektoral të atij shteti. Votat elektorale të çdo shteti varen nga numri i popullsisë së secilit shtet. Për t’u bërë president, kandidati duhet të fitojë të paktën 270 nga 538 votat elektorale. Shtetet më të populluara, Kalifornia me prirje demokrate me 55 vota dhe Teksasi i kontrolluar nga republikanët me 38 vota – kanë ndikimin më të madh. Shtatë shtete dhe kryeqyteti Uashington, kanë peshën më të vogël me vetëm tre vota elektorale secila.

Nëse Biden fiton Pensilvaninë, Miçiganin dhe Uiskonsinin, dhe rezultati në 47 shtetet e tjera mbetet politikisht i njëjtë si në vitin 2016, demokrati 77-vjeçar do të fitojë presidencën. Sondazhet aktuale e vënë zotin Biden në avantazh në të tre shtetet, por në epërsi të ngushtë me 4.7 përqind në Pensilvani, 2.6 përqind në Miçigan dhe 3.5 përqind në Uiskonsin. 74-vjeçari Trump humbi votën popullore në vitin 2016 me rreth 2 përqind ose afro 3 milion vota – ndaj demokrates Hillary Clinton, ish-sekretare e Shtetit.

Në ditët para zgjedhjeve të vitit 2016, disa anketa parashikuan një avantazh kombëtar për zonjën Clinton, por nuk përllogaritën që Trump mund të fitonte tre shtete fushëbeteja në të cilat zoti Obama doli fitues në vitin 2012. Avantazhi i votës popullore për zonjën Clinton ishte kryesisht për shkak të një fitoreje të madhe në Kaliforni. Përveç tre shteteve fushëbeteja, anketat tregojnë se edhe shtete të tjera mund të ndryshojnë kahjen politike në zgjedhjet e nëntorit dhe që mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në rezultatin kombëtar.

Sondazhet nga RealClearPolitics tregojnë se zoti Biden kryeson në shtetin e rëndësishëm të Floridës, ku është zhvendosur zoti Trump pas largimit nga Nju Jorku, me 3.7 përqind. Florida ka 29 vota elektorale, dhe humbja e atij shteti për zotin Trump do ta vështirësonte, por jo të pamundësonte, fitimin e një mandati të dytë. Të dy kundërshtarët, Biden dhe Trump po ashtu kanë mbështetje thuajse të barabartë në tetë shtete të tjera, gjashtë prej të cilave zoti Trump i fitoi në vitin 2016. Zoti Biden tani kryeson me një përqindje të vogël, sipas anketave, në katër prej shteteve, përfshi dy që zoti Trump fitoi në 2016, Ohajo dhe Arizona.

Në katër dekadat e fundit, vetëm dy presidentë në detyrë, Jimmy Carter në vitin 1980 dhe George H.W. Bush në vitin 1992, nuk kanë arritur të rizgjidhen për një mandat të dytë. Pretendentët Trump dhe Biden kanë në plan të zhvillojnë tre debate, një në shtator dhe dy debate në tetor. Ndërsa Nënpresidenti Mike Pence dhe kandidatja demokrate për nënpresidente, Senatorja Kamala Harris, do të zhvillojnë vetëm një debat në fillim të tetorit./VOA

Post Views: 77
Previous Post

Papa bën thirrje të anulohet borxhi i vendeve të varfra

Next Post

Plastika kudo, gjendet edhe tek bora në malet më të larta

Related Posts

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për muaj të tërë ka pasur spekulime se lufta në Gaza po përshkallëzohet në një rrafsh më të gjerë rajonal....

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. sambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit...

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku...

Next Post

Plastika kudo, gjendet edhe tek bora në malet më të larta

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.