• Latest
  • Trending
  • All

Gjykata mbështet pretendimin e gazetarëve në padinë kundër ish-Presidentit Trump

04/03/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gjykata mbështet pretendimin e gazetarëve në padinë kundër ish-Presidentit Trump

04/03/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Rruga ligjore për të sfiduar një president i cili sulmon gazetarët është bërë pak më e lehtë tani pasi një grup aktivistësh për lirinë e shtypit mbylli me marrëveshje një padi të ngritur ndaj qeverisë amerikane.

Muajin e kaluar, organizata PEN America arriti marrëveshje me administratën e re lidhur me një padi që kishte ngritur kundër ish-Presidentit Donald Trump. Marrëveshja mban në fuqi një vendim të një gjykate më të ulët në 2020, ku afirmohet e drejta për të ngritur padi ndaj presidentit, nëse një palë gjykon se ai ka përdorur autoritetin e postit të tij për t’u hakmarrë ndaj gazetarëve për raportime kritike.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Megjithëse çështja nuk kaloi në gjyq, pala që ngriti padi beson se zgjidhja është pozitive dhe do të ketë ndikim afat-gjatë. “Pa dyshim, do të donim të kishim marrë vendim gjykate për meritat e çështjes që ngritëm. Por jemi të kënaqur që gjykata pranoi se anulimi i kredencialeve apo çertifikimit të sigurisë së gazetarëve në përgjigje të një raportimi kritik, përbën shkelje të Amendamentit të Parë për lirinë e shtypit,” tha Kristy Parker, juriste për shoqatën “Mbrojmë Demokracinë” dhe kryesuese e ekipit të avokatëve për palën që ngriti padi.

David A. Schulz, pedagog i Fakultetit të Medias në Universitetin Yale, tha se “marrëveshja në vetvete nuk bën ndonjë gjë të madhe”, por ka vlerë sepse mbështet vendimin e gjykatës në 2020. “Ky vendim do të mbetet pjesë e kodit ligjor,” tha zoti Schulz, i cili ishte pjesë e ekipit të juristëve që paraqitën padinë.

Beteja Ligjore
Marrëveshja kurorëzoi një betejë ligjore dy vjeçare. Në 2018, organizata PEN America, e përfaqësuar nga shoqata “Mbrojmë Demokracinë”, Klinika për Median dhe Informimin në Universitetin Yale dhe firma juridike Davis Wright Tremaine, ngriti padi në gjykatën e Distriktit të Nju Jorkut.

Padia argumentonte se Presidenti i atëhershëm Donald Trump ishte hakmarrë ndaj gazetarëve për artikuj kritikë, duke shkelur Amendamentin e Parë që mbron lirinë e shprehjes dhe të shtypit. “Megjithëse presidenti është i lirë të kritikojë shtypin, ai nuk mund të përdorë autoritetin e qeverisë amerikane për të ndëshkuar apo për t’ia mbyllur gojën,” thuhej në aktpadi.

Në argumentet e organizatës që ngriti padi përfshiheshin edhe rezultatet e një ankete me anëtarët e saj, ku më shumë se gjysma shpreheshin se besonin që “kritikat publike ndaj administratës Trump mund t’i vinin në rrezik”. Ndër anëtarët e organizatës është korrespondenti i rrjetit CNN, Jim Acosta, të cilit Shtëpia e Bardhë i anuloi përkohësisht kredencialet në nëntor 2018 pas një shkëmbimi të ndezur në një konferencë shtypi.

Zoti Schulz tha se anketa dhe prova të tjera dëshmojnë se Presidenti Trump përbënte “kërcënim në forma që ndikonin tek mbulimi i lajmit”. Veprimet e tij, të marra në total, përbënin censurë, tha ai për Zërin e Amerikës.

Përveç pezullimit të kredencialeve, padia ngre pretendimin se ish-Presidenti Trump apo zyrtarë të administratës së tij kishin:
-Anuluar ose kishin kërcënuar se do të anulonin çertifikimin e sigurisë për ish-zyrtarë qeveritarë që bënin publikisht komente kritike ndaj presidentit;
-Nxjerrë një urdhër ekzekutiv për të rritur tarifat postare për të ndëshkuar Jeff Bezos, shefi ekzekutiv i Amazonit dhe pronar i gazetës Washington Post;
-Udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të merrte masa kundër gjigandit mediatik Time Warner si rezultat i qëndrimit “antagonist” të rrjetit CNN, një prej zotërimeve të tij.
-Kërcënuar të anulonin liçencat e transmetimit për grupe mediatike si hakmarrje për “mbulim që nuk i pëlqente presidentit”.

Departamenti i Drejtësisë, i cili përfaqësoi Presidentin Trump në këtë çështje gjyqësore, u përpoq ta quante të pavlefshme ngritjen e akuzave duke argumentuar se organizata PEN America nuk mund të ngrinte padi pasi nuk ishte pala e ndikuar dhe se nuk kishte arritur të dëshmonte se ish-Presidenti Trump kishte penguar lirinë e shtypit. “Akuzat e saj për mpakjen e lirisë së shprehjes janë tepër të përgjithshme dhe nuk meritojnë veprime: pala akuzuese nuk ka identifikuar një individ konkret, të cilit i është reduktuar liria e shprehjes,” shkruante në një mocion të prillit 2019 Departamenti i Drejtësisë.

Ky institucion po ashtu argumentonte se gjykata nuk kishte autoritetin për të kontrolluar veprimet zyrtare të një presidenti. Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte për këtë artikull. Padia gjyqësore nuk u flak, por u ngushtua në fokus.

Në mars 2020, Gjykata e Distriktit Jugor të Nju Jorkut doli me vendimin se pala akuzuese nuk gëzonte të drejtën të paraqiste padi për disa nga pretendimet e saj, por lejoi organizatën Pen America, në emër të anëtarëve të saj, të kërkonte dëmshpërblim lidhur me anulimin apo kërcënimet për anulimin e kredencialeve dhe çertifikatave të sigurisë.

Mandati i Presidentit Trump përfundoi para se të përmbyllej gjyqi dhe çështja u zgjidh në marrëveshje me administratën e Presidentit Biden. Marrëveshja thotë se mbyllja e çështjes nuk nënkupton se pala e akuzuar pranon fajin, por gjykata vendos të mbajë në fuqi vendimin e shkallës më të ulët të viti 2020 në favor të organizatës Pen America.

Ndikimi Ndërkombëtar
Avokatët e çështjes e konsiderojnë këtë rast një mjet kundër abuzimit të pushtetit në SHBA dhe vende të tjera. Në të ardhmen, shpjegon Nora Benavidez, drejtoreshë e Programeve për Lirinë e Shprehjes pranë organizatës PEN America, do të jetë më e lehtë të ngrihet padi pasi gjykata arsyetoi se ishte me vlerë argumenti i PEN America se aktet hakmarrëse të një presidenti ndaj gazetarëve janë shkelje e Amendamentit të Parë të Kushtetutës.

“Jam krenare që hapëm pista të reja me këtë çështje,” tha zonja Benavidez. “Mendoj se fitorja do të vlejë në të ardhmen pasi tani kemi një rast pararendës që ndihmon për të forcuar lirinë e shtypit për vitet që vijnë”. Kjo çështje mund të ketë jehonë edhe jashtë SHBA. “Bota i hedh sytë nga SHBA kur flitet për lirinë e shtypit,” tha Irene Khan, Raportuese Speciale e OKB-së për mbrojtjen e lirisë së opinionit dhe shprehjes.

“Ato që ndodhën nën administratën Trump dërguan një mesazh të gabuar në vende të tjera. Kjo çështje do të dërgojë një mesazh pozitiv,” tha ajo. Zonja Parker me shoqatën Mbrojmë Demokracinë shpreson se të tjerët do të nxjerrin mësime mbi mënyrat për t’iu kundërvënë akteve autoritare. “Ashtu si Pen America që e bënë përmes gjyqësorit”. Por jo të gjithë e konsiderojnë padinë si zgjidhjen e duhur për përplasjet e medias me Shtëpinë e Bardhë.

“Marrëdhënia mes presidentit dhe shtypit e ka bazën ligjore në Kushtetutë. Të dyja palët duhet të përpiqen të qëndrojnë brenda kësaj kornize,” thotë Lisa Nicole Matthews, president e Klubit Kombëtar për Shtypin. Zonja Matthews shton se ligji nuk duhet të përdoret për të zgjidhur mosmarrëveshje si për shembull kredencialet e gazetarëve apo aktet e presidentit ndaj korpusit të gazetarëve. “Gazetarët dhe presidenti duhet të jenë në gjendje t’i diskutojnë mes tyre këto mosmarrëveshje. E vërtetë, pati plot probleme me administratën e kaluar, por ngritja e padive nuk është zgjidhje për shtypin,” thotë ajo./VOA

Previous Post

Kosovë/ Mbi 8500 raste aktive me COVID, ende në pritje të vaksinave të premtuara

Next Post

“I ngjasonte Hitlerit”, Amazon ndryshon logon e aplikacionit

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

“I ngjasonte Hitlerit”, Amazon ndryshon logon e aplikacionit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.