• Latest
  • Trending
  • All

Gjuha, monarkia dhe Skenderbeu

03/03/2021

KAMPET E MOS MIKPRITJES SË REFUGJATËVE

08/11/2023

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

07/11/2023

I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

07/11/2023

Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

06/11/2023

Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

06/11/2023

Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

05/11/2023

Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

04/11/2023

Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

04/11/2023

Serbia se njeh realitetin e pas luftës

11/10/2023

Schmitt: Asnjë komb në Ballkan nuk luftoi sa shqiptarët kundër pushtimit osman

10/10/2023

Tempujt e Kishave Ortodokse Serbe në Mal të Zi, janë të lidhur me armë dhe persona me interes sigurie

06/10/2023

Inceneratori i Elbasanit, dënohet me 5.8 vite burg Lefter Koka, lirohet Alqi Bllako

05/10/2023
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 December, 2023
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

    McGonigal pranon fajësinë për shkelje të sanksioneve amerikane. Aktpadia në Uashington ka lidhje me Shqipërinë

    Rikthehet COVID-19 në Shqipëri/ Mjekët konfirmojnë rastet: Shfaqet me temperaturë të lartë

    Trafikonin foshnjat, i zëvendësonin ose bënin birësime të paligjshme, arrestohen dy mjekë në Greqi

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Opinion

    Gjuha, monarkia dhe Skenderbeu

    03/03/2021
    in Opinion

    Lajme teNjejta

    Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

    18/11/2021

    “Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

    09/10/2021

    Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

    09/10/2021
    Daut Dauti
    Me 25 qershor 1807, në një lloj shtëpie të improvizuar me drunj e dërrasa mbi lumin Tisit, janë takuar perandori francez, Napoleoni, dhe perandori rus, Aleksandri I. Takimi i këtyre dy armiqëve është mbajtur në gjuhën franceze. Aty është vërejtur se frengjishtja e carit rus ka qenë e shkëlqyeshme kurse ajo e peranadorit francez e dobët. Ky ka qenë ai momenti kur Napoleoni është turpëruar. Çudi shumë e madhe, apo jo? Më mirë flet frengjisht rusi se sa francezi, do të thoshim. Por, këto gjëra duhet të shikohen ndryshe.
    A e dini pse?
    Sepse Napoleoni ka qenë me prejardhje të rëndomtë italiane nga Korzika kurse Aleksandri I ka qenë aristokrat me themel dhe në oborrin e tij, pra të carit rus, gjuhë zyrtare ka qenë frengjishtja. Madje, shumica e familjes mbretërore ruse as që kanë dijtë e as që janë munduar të flasin rusisht. Kjo situatë ka ndryshuar pas vitit 1812 kur rusishtja ka filluar të zyrtarizohet dhe kjo është bërë si reakcion (nacionalist) ndaj pushtimit francez të udhëhequr nga Napoleoni. Pa marrë parasyshë prejardhjen dhe gjuhën e përbashkët (franceze) të dy perandorëve, këta do ta vrisnin njëri tjetrin: i pari në emër të Francës kurse i dyti në emër të Rusisë. Madje, Napoleoni as që ka qenë francez, siç e kërkon teoria e nacionalizmit puritan, por ai ka hyrë në histori si patrioti dhe kryeheroi i Francës.
    Nga shek. XI e deri në shek. XIV në Angli gjuhë zyrtare ka qenë frengjishtja për shkak se monarkia ra në në duart e pushtuesve normanë. Familja mbretërore, atëherë angleze e më vonë britanike, as që janë lodhur të flasin anglisht. Më vonë gjuha e pallatit mbretëror britanik është bërë gjermanishtja. Kjo është për shkak se prejardhja e familjes mbretërore britanike ka qenë dhe është edhe sot gjermane.
    Mbretëresha Victoria (1819 – 1901), monarkja më e suksesshme në historinë britanike, ka qenë ajo që e ka ndaluar gjuhën gjermane të flitej në pallat. Por, edhe ajo kur fliste anglisht, vërehej se në të folurit e saj dominonte theksi gjerman. Sa për burrin e saj, princ Albertin, i cili ka qenë i lindur dhe i rritur në Gjermani, mos të flasim. Anglishta e tij ka qenë sikur e një ‘foreigner’- i. Vetëm në vitin 1917 familja mbretërore britanike i ka ndaluar emrat dhe titujt gjermanë që i kanë bartur deri atëherë. Pra, nga ky vit familja mbretërore britanike është bërë tamam britanike. Ky ndryshim ka ndodhur për shkak të frikës nga nacionalizmi që filloi të rritej në Britani dhe gjithkund në Evropë në kohën e Luftës së Parë Botërore.
    Që nga shek. XV sunduesi i Perandorisë Otomane, pra sulltani, me ligj është kërkuar të ketë lindur nga nëna evropiane. Ky veprim është bërë për shkak që brenda perandorisë të mos lindnin familje të krushqisë që mund të pretendonin fronin e të destabilizohet vendi në rast të ndërrimit të monarkut. Pra, sunduesit otomanë kanë lindur nga gratë që kanë qenë ukrainase, greke, shqiptare, serbe, italiane, franceze dhe në një rast edhe angleze. Sulltanët kanë qenë evropianë komplet dhe kanë folur nga disa gjuhë, por të gjithë e kanë zbatuar politikën otomane pasi që kanë qenë të edukuar në këtë frymë. Gjuha zyrtare e pallatit otoman ka qenë osmanishtja që nuk ishte sikur turqishtja që e flitnin njerëzit e zakonshëm.
    Pra, ka qenë e parëndësishme se cilën gjuhë e kanë folur familjet mbretërore dhe nga cila familje është prejardhja e sunduesit nëse origjina është aristokrate – fisnike. Me rëndësi ka qenë se si ka folur populli dhe se interesin ekzistues të atij populli e ka mbrojtur monarkia që ka sunduar. Dhe, interesat e popujve të atëhershëm, së bashku me miqësitë apo armiqësitë, nuk kanë qenë sikur që janë sot.
    Njësoj duhet të shihet e trajtohet edhe rasti i Skenderbeut. Është tërësisht e parëndësishme nëse ai ka folur apo nuk ka folur shqip. Është poashtu e parëndësishme nëse ai ka prejardhje serbe apo tjetër nga nëna e nga babai. Me rëndësi është që Skenderbeu, sikur të gjithë monarkët tjerë, është deklaruar se i takon atij populli, pra shqiptarëve, dhe se duke qenë edhe sundimtar i tyre, i ka zbatuar interesat e tyre. Ne sot nuk duhet të presim më shumë nga Skenderbeu.
    Njësoj duhet të trajtohet edhe Princ Wiedi. Ai ka qenë gjerman, por e ka deklaruar veten monark të shqiptarëve, të cilët e kanë pranuar me shumë dëshirë. Madje, sikur rrethanat të ishin zhvilluar ndryshe, Wiedi me siguri do të dilte patrioti më i madh që kanë patur shqiptarët ndonjëherë.
    Poenta këtu është se, nëse nuk i kemi parasyshë këto gjëra, nuk mund të debatojmë për këtë temë. Prandaj, këto ditë kjo temë është bërë e gërditshme për shkak se e dominon injoranca dhe një ‘patriotizëm’ i cili mendon se në mesjetë gjërat kanë qenë sikur që janë sot. Por, nuk shikohet mesjeta e as e kaluara e afërt me syza që i kanë xhamat me ngjyrë nacionaliste të shek. XXI.
    Previous Post

    Gurë në rrugë dhe njerëz të tmerruar. Si u përjetua tërmeti i fuqishëm në Greqi

    Next Post

    Shkencëtarët: Përhapja e Covid në Brazil, kërcënim global që hap derën për variante vdekjeprurëse!

    Related Posts

    Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

    by TheAlbanian.co.uk
    18/11/2021
    0

    Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

    “Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

    by TheAlbanian.co.uk
    09/10/2021
    0

    Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

    Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

    by TheAlbanian.co.uk
    09/10/2021
    0

    Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

    Elitat

    by TheAlbanian.co.uk
    08/09/2021
    0

    Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

    Next Post

    Shkencëtarët: Përhapja e Covid në Brazil, kërcënim global që hap derën për variante vdekjeprurëse!

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.