• Latest
  • Trending
  • All

Fesi, plisi dhe shajkaqa

16/03/2021

Dhjetë hapa që ndërmori qeveria aktuale për të shpopulluar Shqipërinë

27/06/2022

Hyri në burgjet komuniste 16 vjeç dhe doli 47,historia e të riut që donte arsimim

27/06/2022

Investigimi: Kosto e rrugës Kardhiq-Delvinë “fluturon” nga 50 milionë në 108 milionë euro

27/06/2022

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se rajoni

27/06/2022

Video/Dhuna mes shqiptarëve në aeroportin italian, përdoren edhe ndarset metalike

27/06/2022

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë” 

26/06/2022

Forcat ruse sulmojnë Kievin/ Zelensky: Kemi nevojë më shumë se kurrë për armë 

26/06/2022

Emigracioni ul fuqinë punëtore në Shqipëri, 5 vitet e fundit ikën 221 mijë persona nga vendi

26/06/2022

Kaos në aeroport/ Burrin nuk e ‘mbajnë nervat’, dhunon të dashurën dhe stafin  

25/06/2022

Pas Lituanisë, Rusia kërcënon dhe Poloninë: Kemi vrarë 80 polakë, do sulmojmë nëse… 

25/06/2022

Histeria antibullgare e Ramës është mercenarizëm ndaj Serbisë

25/06/2022

Joseph: Putini përfiton nga mungesa e stabilitetit në Ballkan

25/06/2022
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 27 June, 2022
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë” 

    Forcat ruse sulmojnë Kievin/ Zelensky: Kemi nevojë më shumë se kurrë për armë 

    Kaos në aeroport/ Burrin nuk e ‘mbajnë nervat’, dhunon të dashurën dhe stafin  

    Pas Lituanisë, Rusia kërcënon dhe Poloninë: Kemi vrarë 80 polakë, do sulmojmë nëse… 

    Bullgaria heq veton, por BE nuk jep vendim/ Macron: Hap para, por jo fitore 

    E nisën për të sulmuar Ukrainën, raketa kthehet mbrapsht dhe ‘shkatërron’ bazën ruse 

    Evropa bëhet “me lekë”/ Ja “viza” e veçantë që do u duhet për të vizituar vendet e BE-së prej 2023 

    Ukraina merr statusin e vendit kandidat për në BE

    London Big Ben and traffic on Westminster Bridge

    Grevat fusin Anglinë në kaos, pas hekurudhave, punonjësit e aeroportit të Heathrow njoftojnë se do të pezullojnë punën

    “Po bëni padrejtësi!”/ Presidentja e Kosovës kritika BE: Unë jam e vetmja që duhet të vij në këtë tryezë me vizë 

    “Në 7 korrik do të thërrasim protestë kombëtare”, Berisha e konfirmon 

    Çmimet e larta/Kosto e jetesës rriten,por qeveria jep më pak për ndihmë ekonomike 

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Opinion

    Fesi, plisi dhe shajkaqa

    16/03/2021
    in Opinion

    Lajme teNjejta

    Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

    18/11/2021

    “Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

    09/10/2021

    Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

    09/10/2021
    Daut Dauti
    Nëse e shikoni fotografinë e parë në këtë postim dhe nëse nuk e dini serbishten, do të konkludoni se njeriu që shihet në këtë foto është turk. Kështu do të mendonit për shkak të perceptimeve të gabueshme që krijohen në mungesë të njohurisë. Por, ky njeri nuk është turk. Është serb. Madje, mbishkrimi në foto thotë se ai është i veshur me rroba kombëtare serbe.
    Nëse është ashtu, atëherë ku e ka pra shajkaqën? Personit, gjegjësisht serbit në fjalë, i mungon shajkaqa për shkak se fotografia është e fillimit të shek. XX kurse shajkaqa është bërë pjesë e veshjes kombëtare serbe pas Luftës së Parë Botërore (1918). Shajkaqa ka ekzistuar edhe më herët, por historianët serbë thonë se kjo kapelë është bartur nga një numër i vogël i serbëve të rajonit të Shumadisë e disa tjerë thonë se është bartur diku në Vojvodinë. Pasi që serbët nuk kishin veshje unike kombëtare, mbreti i tyre, Millan Obrenoviq, mori një iniciativë që serbi të dukej ashtu siç duket ndonjë fshatarë i sotëm apo siç janë dukur në Kosovë ata të cilën pamje gjenerata ime dhe ato më të vjetrat e kanë parasyshë. Por, iniciativa e mbretit serb shkoi ngadalë dhe serbët e zbatuan pas vdekjes së tij.
    Serbi në foto ka kapelë që quhet ‘fes’. Të njejtën kapelë e ka edhe Vuk Karagjiqi (foto e dytë), i cili ka jetuar gati dy shekuj para këtij tipit në foto. Karagjiqi ka qenë linguist dhe reformator i gjuhës serbe dhe si i tillë edhe kryenacionalist serb. Por, ai në kokë ka ‘fes’, të cilës kapelë naivët tanë i thonë kapuç i turqve. Nuk duhet harruar as faktin se Knez Milloshi, themeluesi i dinastisë së Obrenoviqëve, edhe kur u bë sundimtar i Serbisë nga koka nuk e hoqi fesin.
    Në fotografinë e tretë është piktura e Vaso Pashë Shkodranit. Ai shihet me plis dhe pjesë të rrobave të poshtme kombëtare shqiptare. Por kjo, pasi që është pikturë e vonshme, është pamje e rrejshme për shkak se Vaso Pasha kurrë nuk është veshur në këtë mënyrë. Ai është veshur sikur në fotografinë e katërt ku shihet me fes në kokë dhe me një pallto me medalje në gjoks për arsye se ka qenë zyrtar i lartë otoman.
    Në fotografinë e pestë, duke kalëruar, shihen Aleksandër Xhuvani dhe Luigj Gurakuqi. Me fes edhe këta dy e jo me plis. Kjo është për arsye se askush nga intelektualët dhe aristokratët shqiptarë, përfshirë të gjithë rilindasit, nuk kanë bartur plis e as ndonjë pjesë tjetër të rrobave kombëtare. Kjo nuk ka qenë dukuri vetëm në mesin e shqiptarëve, por kështu janë veshur të gjithë aristokratët dhe intelektualët tjerë siç janë serbët, grekët, boshnjakët, bullgarët dhe tjerët që kanë jetuar nën sundimin otoman. Me këtë veshje elita e këtyre etnive, më vonë kombeve, janë identifikuar me kulturën zyrtare dhe superiore otomane. Dhe, kjo veshje nuk ka përfunduar me sundimin otoman. Njerëzit, kryesisht shtresa qytetare, kanë vazhduar të vishen në këtë mënyrë dekada pas largimit të otomanëve. Serbi që shihet me fes është fotografuar në Beograd gati tetë dekada pas largimit të pushtetit otoman.
    Veshja kombëtare ka qenë për pjesën e gjërë të popullësisë, gjegjësisht për fshatarësinë pasi që popullsia rurale atëherë numerikisht ka dominuar ndaj asaj urbane. Por, te shqiptarët është një gjendje tjetër. Ata gjithmonë e kanë pasur veshjen e tyre kombëtare që nuk ka qenë i njejti rast me popujt tjerë. Askush nuk e di se kur kanë filluar shqiptarët të bartin plis e fustanellë. Kur jemi te fustanella duhet të theksojnë që shqiptarët, më herët, edhe në veri e kanë barrtur këtë veshje.
    Deri kah fundi i shek. XIX në Ballkan ka qenë në modë të ishe shqiptar. Shqiptari ka qenë luftëtari, sunduesi dhe njeriu i armatosur që është veshur më së bukuri. Kjo ka qenë arsyeja që tjerët e kanë imituar shqiptarin. Psh grekët që nuk kishin rroba të tyre tradicionale unike, i morën të gatshme nga shqiptarët.
    Megjithatë, edhe tjerët kanë ndikuar të shqiptarët. Ta zëmë, në veri të Shqipërisë, sidomos në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, të gjithë bartnin tirqi. Është vështirë të thuhet se cili prej këtyre popujve ka qenë i pari që ka veshur këtë lloj të pantollonave. Tirqit më herët, pak a shumë në formë të ngjashme, janë bartur që nga veriu i Shqipërisë e deri në Poloni.
    Para disa javësh kur e postova lajmin, së bashku me pikturën ‘Shqiptari duke pirë duhan’, të piktorit Gérôme që kishte dalur në shitje, disa komentues shprehën komente të tyre naive. Madje, disa edhe irrituese për shkak se nuk ua merrte mendja që shqiptari ka patur atë veshje dhe pamje që shihej në pikturë. Kjo është për shkak se një masë e madhe e njerëzve të sotshëm mendojnë që veshjet kombëtare të shqiptarëve kanë qenë sikur ato që sot i bartin anëtarët e Shoqërive Kulturo Artistike që i shohin në koncerte e televizor. Jo. Veshjet që i shohim sot janë në masë të madhe të falsifikuara ose të imagjinuara. Ose janë të tilla për shkak se kanë ndryshuar me kalimin e kohës kurse sot qepen sipas dëshirës së dizajnerit. Shqiptari dikur është veshur mu ashtu siç e paraqet Lear, Gérôme, Woodwille, Paja Jovanoviq dhe një mori piktorësh tjerë të shek. XVII, XVIII dhe XIX. Këta piktorë kanë qëndruar me brushë në dorë para shqiptarit dhe pamja e tyre është e vërtetë e jo imagjinare si kjo e Vaso Pashës me rroba kombëtare.
    Kur jemi te plisi dhe fesi duhet theksuar se i vetmi rilindas, i cili nuk e ka bartur asnjërën është Hasan Prishtina. Fotografitë e tija janë të fillimit të shek. XX dhe në Ballkan, por edhe në Evropë, në këtë kohë nuk ka qenë e zakonshme me dalë në publik kryeshplutë. Ndoshta për shkak se ai ka qenë pioner i modernizimit në të gjitha aspektet.
    https://www.facebook.com/daut.dauti.18
    Previous Post

    Rregullatori i barnave i BE-së mblidhet për të diskutuar vaksinën AstraZeneca

    Next Post

    Para 19 vitesh i vranë prindërit, kush është 33-vjeçarja nga Divjaka që u vra dje ndërsa ishte në punë në Belgjikë

    Related Posts

    Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

    by TheAlbanian.co.uk
    18/11/2021
    0

    Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

    “Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

    by TheAlbanian.co.uk
    09/10/2021
    0

    Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

    Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

    by TheAlbanian.co.uk
    09/10/2021
    0

    Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

    Elitat

    by TheAlbanian.co.uk
    08/09/2021
    0

    Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

    Next Post

    Para 19 vitesh i vranë prindërit, kush është 33-vjeçarja nga Divjaka që u vra dje ndërsa ishte në punë në Belgjikë

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.