• Latest
  • Trending
  • All

Blinken në Londër, nënvizon bashkëpunimin me aleatët

04/05/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Blinken në Londër, nënvizon bashkëpunimin me aleatët

04/05/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Ministrat e Jashtëm nga Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara u mblodhën të martën në Londër për takimin e tyre të parë ballë për ballë në më shumë se dy vjet. Ndër çështjet kryesore në rend të ditës ishte Kina, e cila po demonstron një fuqi në rritje: nëse do të sfidohet ajo apo do të joshet drejt bashkëpunimit.

Vendi pritës, Britania, synon të tregojë se klubi i vendeve të pasura ka ende ndikim në botën e sotme që po ndryshon me shpejtësi dhe ka paralajmëruar se qëndrimet gjithnjë e më agresive të Rusisë, Kinës dhe Iranit paraqesin një sfidë për shoqëritë demokratike dhe ligjin ndërkombëtar.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se takimi “demonstron se diplomacia është rikthyer”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nënvizoi se Shtetet e Bashkuara po solidarizohen sërish me aleatët e tyre ndërkombëtarë që kur Presidenti Joe Biden zëvendësoi paraardhësin e tij Donald Trump, kredoja e të cilit ishte “Amerika e para”.

Zoti Blinken tha se angazhimi me Kinën “nga një pozicion force … nënkupton të punosh realisht me aleatët dhe partnerët, duke mos i përçmuar ata”.

“Kjo do të thotë të mbështetesh dhe të përfshihesh në një grup të madh organizatash shumëpalëshe dhe ndërkombëtare, sepse aty bëhen shumë prej rregullave. Aty formohen normat,” tha ai. “Dhe nëse nuk e shfrytëzojmë mundësinë, ne e dimë që Pekini ka të ngjarë të përpiqet ta bëjë këtë në vendin tonë.”

Në takimin dy-ditor, diplomatët e lartë nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia gjithashtu kishin në plan të diskutonin për grushtin e shtetit ushtarak në Mianmar, krizën humanitare në Siri, krizën në Tigray të Etiopisë dhe situatën e pasigurt në Afganistan, ku SHBA dhe aleatët e tyre të NATO-s po tërhiqen pas dy dekadash.

Ministria e Jashtme britanike tha se grupi do të diskutojë gjithashtu për “veprimtarinë keqdashëse të Rusisë”, duke përfshirë një grumbullim të mëparshëm trupash të Moskës në kufirin me Ukrainën si dhe burgosjen e politikanit të opozitës Alexei Navalny.

Ndërsa anëtarët e G-7 me gjasë mund të bien dakord në vija të trasha për të dënuar burgimin e Navalnit ose shtypjen nga Pekini ndaj pakicës Ujgure në Sinkiang, ekzistojnë dallime në lidhje me mënyrën se si do të trajtohen marrëdhëniet me vende të tilla si Kina dhe Rusia, dallime që do të duhet të zbuten në komunikatën përfundimtare të mërkurën.

I pyetur se çfarë mesazhi do t’u dërgonte grupi regjimeve autoritare, zoti Raab tha se G-7a besonte “në mbajtjen e tregtisë të hapur. Ne besojmë në mbështetjen për shoqëritë e hapura, për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Ne besojmë në ruajtjen dhe promovimin e së mirës publike”, tha ai.

Ministrat e G-7 gjithashtu do të përpiqen të bien dakord mbi një mënyrë për të bërë të mundshme shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit në të gjithë globin për një kohë të gjatë. Por tani për tani, vendet e pasura hezitojnë të japin vaksina pa imunizuar popullatat e tyre.

Qeveria britanike e drejtuar nga konservatorët, shpreson që rifillimi i takimeve personale të G-7s, pas më shumë se një viti telekonferencash për shkak të pandemisë, do t’i japë grupit energji dhe do të forcojë përpjekjet për një rol global të Britanisë në periudhën post-Brexit.

Kryeministri Boris Johnson do të presë udhëheqësit e tjerë të G-7 në një samit që do të mbahet në Cornwall të Anglisë në qershor.

Politikanët e opozitës dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës thonë se synimi i Britanisë për një rol më të madh në çështjet botërore minohet nga vendimi i qeverisë për të shkurtuar buxhetin e saj të ndihmës së huaj nga 0.7% të produktit të brendshëm bruto në 0.5% për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë.

Zoti Raab tha se shkurtimet e ndihmave ishin një “vendim i vështirë” por këmbënguli se Britania do të bëhet “një forcë edhe më e madhe në shërbim të së mirës në botë”.

Previous Post

Biden katërfishon kufirin për pranimin e refugjatëve krahasuar me administratën Trump

Next Post

Biden: Deri më 4 korrik do të imunizohen 70% e amerikanëve të rritur

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Biden: Deri më 4 korrik do të imunizohen 70% e amerikanëve të rritur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.