Zuckerberg: Inteligjenca artificiale, sfida e 2016-ës

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg tha se ka në plan të ndërtojë Inteligjencën Artificiale (AI) për ta ndihmuar me punët e shtëpisë dhe në punën e tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se sfida e tij personale këtë vit do të ishte të ndërtonte një “AI” të thjeshtë.

Zuckerberg ka në plan ta shpërndajë progresin e tij përgjatë gjithë vitit.

Muajin e kaluar, ai pushtoi titujt kryesorë për planet për të dhuruar 99% të aksioneve të tij në Facebook.

Atij iu desht të mbronte sipërmarrjen e tij filantropike – e cila u ndërmor pas lindjes së vajzës së tij – pasi kritikët argumentuan se ai do ta bënte një gjë të tillë për të shmangur pagimin e taskave.

Do të kontrollojë gjithçka

Zuckerberg tha se ai do të fillojë të ndërtojë Inteligjencën Artificiale ku përmes zërit të arrijë të kontrollojë gjithçka që nga volumi i muzikës, tek dritat e temperatura e mjedisit.

“Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë dhe plot kënaqësi për veten time,” tha Zuckerberg.