ZDF, reportazh për Kombëtaren Shqiptare

Kanali i njohur gjerman “ZDF” i kushtoi një reportazh suksesit të Shqipërisë, që arriti të kualifikohej në Euro 2016.

Gazetarët gjermanë intervistuan protagonistët që realizuan një ëndërr më shumë se gjysmëshekullore të shqiptarëve, pjesëmarrja në finalet e një turneu të rëndësishëm.

Futbollistët, trajneri Gianni De Biasi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, apo dhe ish – lojtarë, dëshmuan në këtë realizim special.

Reportazhi kujton edhe ndeshjen e vitit 1967, ku Shqipëria barazoi 0 – 0 me Gjermaninë Perëndimore.

Nënkampionët e Botës, të drejtuar nga Helmut Schon, mbetën jashtë Euro 1968.

Ish – futbollisti i Kombëtares, Frederik Gjinali kujton atë barazim të historik, i vetmi rezultat pozitiv ndaj përfaqësueses gjermane.

ZDF kujton edhe mbrëmjen e pazakontë të Bogradit, ku takimi mes Serbisë e Shqipërisë u ndërpre nga dhuna dhe racizmi tifozëve vendas.

Shorti që përball Shqipërinë me Zvicrën është një tjetër fragment i reportazhit, ku do të ballafaqohen edhe vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka.