Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Suarez mungoi në mbrëmjen e FIFA-së

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez njësoj sikurse anëtarët e tjerë të skuadrës së tij nuk shkoi në ceremoninë e FIFA-së në Zurich.

Por, për dallim prej tyre ai kishte një arsye të fortë për të injoruar ngjarjen.

“La Nacion de Argentina” raporton se Suarez vazhdon të jetë i hidhëruar me FIFA-në për dënimin e shqiptuar pas kafshimit të tij ndaj mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Dënimi bëri që ai të detyrohej të priste gjatë për të debutuar për Barcelonën, tre muaj pas transferimit në klub.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Source: sport lajmi.net