Xhesika Ndoj: Deputeti që më ngacmon është i PS dhe nga Veriu

Këngëtarja dhe modelja Xhesika Ndoj ka bërë një deklaratë dje për Panoramën Online, e cila në fakt ka ndezur edhe një sherr politik.

Ajo thotë se një deputet i martuar i ka kërkuar që ajo të bëhet e dashura e tij.

Disa portale pranë të majtës nxituan të vendosin edhe emra.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një deputet të PD.

Por në një intervistë sot për Panoramën, Ndoj sqaron se bëhet fjalë për një deputet të PS nga Veriu.

“Ky që po flasim është nga Partia Socialiste dhe është nga zona e Veriut”.

“Nuk më pëlqente të isha e dashura e një deputeti të martuar. Ai ishte zotëri burrë, por nuk mund të rrezikoja veten në shumë aspekte”.

“Ai ka një të shkuar kriminale, siç flitet. Edhe në raport me vajzat, i ka keqpërdorur ato”.

“I ka tradhtuar, ka pasur histori të shkurtra dhe i ka ndërruar shpejt. Pra nuk rezulton tip i besueshëm, se është nga ata që bien në dashuri. Ndryshe, pse do më ofronte para”.

Ndoj thotë se e ka ngacmuar vjet një ministër, por shton se ai vjen nga partitë më të vogla.

“Nuk po i fus të gjithë në një thes, por disa prej politikanëve i ndërrojnë shpesh të dashurat dhe i mbajnë me lekë”.

Ajo thotë se njeh nga këto vajza.

Për veten ajo shton: “Unë kam qenë e martuar dhe kam një vajzë 5 vjeç, që e mbaj unë. Pata një ndarje dhe një ribashkim me bashkëshortin, pasi doli nga burgu. Por u ndamë sërish. Nuk funksionoi”.