WhatsApp ndan të dhënat e përdoruesit me Facebook

WhatsApp lumturoi miliona përdorues këtë javë kur njoftoi se nuk do të jetë më me pagesë. Lëvizja e radhës e kompanisë mund të mos pëlqehet nga përdoruesit. WhatsApp po planifikon të ndajë të dhënat e përdoruesit me rrjetin social Facebook.

Deri tani nuk dihet se çfarë informacionesh do të ndahen midis dy shërbimeve. Ndoshta do të përfshihen lista e kontakteve në WhatsApp, për ta bërë më të lehtë gjetjen e miqve në Facebook, ose e anasjella.

Nëse jeni përdorues të rregullt të Facebook-ut dhe WhatsApp-it, atëherë kjo nuk do të jetë problem për ju. Por, nëse nuk e përdorni Facebook-un rregullisht, atëherë mund të mos e pëlqeni idenë e shpërndarjes të dhënave tuaja private të WhatsApp-it me Facebook-un. Fatmirësisht, WhatsApp do t’ju japë mundësi të çaktivizoni këtë veçori.

Në versionin e ri beta të WhatsApp do të ofrohen edhe veçori të reja, si opsioni për kodimin e mesazheve, duke e bërë më të sigurt komunikimin mes përdoruesve. Tek aplikacioni është shtuar edhe seksioni i ri “Dokumente”, ku do të gjeni të gjitha dokumentet që keni marrë nga miqtë tuaj në WhatsApp.