Vulin: Serbia nuk e njeh Gjyqin e Gjakovës

Ministri për Punë i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia nuk njeh kurrfarë gjyqi në Gjakovë i cili shpall fletë arrestpër, siç thotë ai, gjoja për krime lufte.

Ai ke shtuar se koha dhe vendi i shpalljes së fletë arrestit si dhe zgjedhja e njerëzve “nuk është e rastësishme”.

“Serbia njeh vetëm Rezolutën 1244 me të cilin janë rregulluar kornizat juridike të sjelljes në hapësirën e Kosovës. Ky fletë arrest nuk është i rastësishëm e të rastësishëm nuk janë as koha, as vendi dhe as zgjedhja e njerëzve”, ka thënëVulin, transmeton B92, përcjell “koha.net”.

Ai ka shtuar se Gjakova tash e disa vite, gjoja, ndalon qytetin për serbë dhe se ky fletë arrest është përpjekje që të sqarohet pse serbët nuk mund të vizitojnë varret e veta, vendet e veta të shenjta dhe as shtëpitë në këtë qytet.