Vuçiq kërkon zgjedhje të parakohshme në Serbi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të dielën se ka vendosur që të ftojë për zgjedhje të parakohshme dhe ka kërkuar nga udhëheqësia e Partisë së tij Progresive konservatore që ta përkrahin këtë hap.

“Është vendim imi… të shkojmë në zgjedhje, për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiq gjatë një takimi të bordit të partisë në Beograd, raporton Reuters.

Progresistët fituan zgjedhjet e fundit të marsit të vitit 2014 bindshëm dhe vazhdojnë të gëzojnë përkrahje të fuqishme pavarësisht uljes së pagave në sektorin publik dhe në pensione si pjesë e iniciativës për të stabilizuar financat e Serbisë dhe për t’u përgatitur për anëtarësim në BE.