Vuante nga depresioni, i jep fund jetës 23-vjeçari

Një i ri 23-vjeçar nga Laçi i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së dielës.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, 23-vjeçari është gjetur i varur në sallën e bagëtive të familjes së tij.

Prindërit e tij kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ka kryer veprimet hetimore paraprake.

Nga marrja në pyetje e familjarëve të viktimës, shtetasit Armando Lekgegaj, ka rezultuar se ai vuante prej kohësh nga depresioni.