Vrasja e dyfishtë në Selitë, “arrest shtëpie” për Flamur Ymerin

Sa i takon vrasjes së dyfishtë në Selitë ndodhur vitin e kaluar, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Flamur Ymerin.

Ky shtetas u akuzua si vrasës i Ervin Shabës dhe Adnant Lulit në 17 dhjetor të vitit të kaluar.

Në datën 20 janar, Gjykata e Tiranës zgjati me 30 ditë afatin e paraburgimit ndajFlamur Ymerit.

Po atë ditë, avokati i autorit Saimir Visha, e quajti të pavlefshëm masën e arrestit në drejtim të klientit të tij. Sipas tij, ky i fundit ka vepruar në kushtet e mbrojtjes së banesës.

Sipas organit të akuzës, po hetohet një konflikt i mundshëm për çështje parash me fajde mes Ymerit dhe familjes së Ervin Shabës, njërit prej të rinjve të vrarë.