Vogëlushja siriane që i bëri të gjithë të qajnë në “The Voice Kids” (VIDEO)

Për herë të parë në botën arabe mbahet festivali i talenteve “The Voice Kids”, ku marrin pjesë fëmijë të moshave nga 7-14.

Vogëlushja siriane, me këngën që kishte përzgjedhur që të paraqitej para jurisë së “The Voice Kids”, bëri të qajë jo vetëm jurinë, por edhe publikun. Ghena Bo Hemdan, shpërtheu në lot teksa këndonte këngën për paqen dhe lumturinë, “Na ktheni fëmijërinë”.

Të gjithë pjesëtarët e jurisë u kthyen në favor të vogëlushes. “Kemi ardhur për të festuar me ju. E në këtë festë ju pyesim… pse nuk kemi dekorime apo festime? O njerëz, toka është djegur. Tokës time i është vjedhur liria. Qielli ynë po ëndërron dhe po pyet për ditët… Toka ime është e vogël, e vogël si unë. Na ktheni paqen, dhe na ktheni fëmijërinë”, thuhet në tekstin e këngës.