Vogëlushi libanez që humbi prindërit takon Ronaldon (FOTO/VIDEO)

Reali i Madridit priti të premten në stadiumin “Santiago Bernabeu” vogëlushin libanez i cili humbi të dy prindërit në sulmet terroriste të ISIS-it në Bejrut muajin e shkuar.

“Haidari, trevjeçari i cili në nëntor humbi të dy prindërit nga bombardimet në Bejrut, të premten e realizoi ëndrrën për të takuar idhullin e tij Kristiano Ronaldo”, bëri të ditur klubi spanjoll me një njoftim në ueb-faqen e vet zyrtare.

Djalit iu vesh një fanellë e skuadrës madrilene me emrin e vet dhe numrin 7 të yllit portugez mbi shpinë.

Gjithashtu Haidari do të jetë i ftuar për ta ndjekur në stadium ndeshjen kundër Rajo Vajekanos të dielën.

Historia tërhoqi vëmendjen e Realit pasi vogëlushi u fotografua me uniformën e ekipit pasi u mbijetoi sulmeve.

Djali“Qysh prej asaj dite, klubi ka bërë përpjekje të pandërprera për t’u lidhur me të duke realizuar ëndrrën e tij për të takuar Kristianon”, vijon komunikata e “Galaktikëve”, e cila shoqërohet edhe me një video nga vizita e Haidarit në “Bernabeu”.