VIDEO/ Sadiku shënon për Legian e Varshavës para kombëtares

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku rikthehet te goli me skuadrën e tij Legia e Varshavës. Ai shënoi golin e parë në fitoren 2-1 ndaj Zaglebies që kryesonte kampionatin në minutën e 57-të. Ishte një gol me aksion kombinativ, që e nxori të lirë sulmuesin shqiptar para portës kundërshtare.