Video: Princeshat shqiptarë në kërkim të burrave pasanikë në SHBA

Kjo video e rrallë vjen nga arkiva e famshme e British Pathé.

Prodhuesi i lajmeve, dokumentarëve dhe filmave thotë se video i përket vitit 1938 dhe tregon princeshat shqiptare teksa mbërrijnë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tre motrat e pamartuara të mbretit Zog të Shqipërisë mbërritën në SHBA me anijen italiane ‘Conte di Savoia’.

“Njerëzit po pyesin nëse vizita është thjesht për pushime apo ka domethënie politike,”komenton gazetari i Pathé.

Përgjigjen e jep korrespondenti amerikan.

“Ka spekulime se ato janë në kërkim të burrave të pasur amerikanë”.