VIDEO/ Monako turpëron Marsejën

Monako ka turpëruar Marsejën në javën e 4 të kampionatit duke e mposhtur me rezultatin tenistik 6-1. Skuadra e trajnerit Zhardim ishte superiore në çdo aspekt duke mos iu dhënë asnjë shans marsejezëve.
Mbrojtësi Kamil Glik hapi serinë e golave në minutën e 2-të, ndërsa deri në mbarimin e pjesës së parë skuadra nga principata shënoi plot 4 gola në portën e Mandandës. Dy here Falkao dhe sulmuesi Diakibi ishin autorët e golave. Kampionët nuk i kënaqi diferenca e 4 golave dhe në pjesën e dytë shënuan edhe 2 herë të tjera me Sidiben dhe Fabinjon.
Golin e nderit për Marsejën e shënoi Kabela në minutën e 75-të. Kur janë luajtur 4 javë, Monako ndan kreun me PSG-në në kuotën e 12 pikëve.