VIDEO EKSKLUZIVE/ Polici gjobit qytetarin për një arsye absurde (BISEDA)

Kemi parë shpesh këto kohët e fundit video ku qytetarët denoncojnë policinë e shtetit për abuzime me detyrën. Herë pas here ka abuzime edhe nga qytetarët, por në të shumtën e rasteve janë policët ata që në mënyrë abuzive gjobisin drejtuesit e mjeteve.

Kjo kulturë e policisë në fakt është dënuar nga ministri Tahiri dhe në rastet e denoncimeve në rrjetet sociale, Ministria e Brendshme ka falenderuar qytetarët që denoncojnë duke marrë masa ndaj policëve të përfshirë në abuzime, paaftësi apo korrupsion.

Sot në Redaksinë e LEXO.AL ka mbërritur një video e tillë. Një qytetar është gjobitur nga policia me pretekstin se qytetari kishte parkuar në kryqëzim. Në fakt, siç shprehet qytetari dhe siç shihet nga Video, tabelë për kryqëzim nuk ka.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, ku drejtuesi i mjetit i kerkon policit tabelën e kryqëzimit, ndërkohë që ky i fundit pasi ka vënë gjobën ka ikur duke përsëritur se aty është një kryqëzim.

Rastet e tilla ku policia vendos gjoba abuzive përsëriten edhe pse denoncimet shtohen përditë. Kjo tregon edhe një herë se kultura abuzive kërkon ndëshkim të ashpër, pasi ai që e pëson nga e gjithë kjo, është qytetari i thjeshtë.

Më poshtë po ju sjellim videon EKSKLUZIVE të filmuar nga vetë qytetari: