Vetëvaret babai i tre vajzave,nuk paguante dot faturën e energjisë

Një kryefamiljar i ka dhënë FUND jetës mbrëmjen e djeshme duke u vetëvarur, pasi nuk ka mundur të shlyente detyrimet për energjinë elektrike, një faturë e cila i ka ardhur 800 mijë lekë të vjetra.

Kjo shifer ka qënë e papërballueshme për të, e ndërsa ankesa e tij ka rënë në vesh të shurdhët. 56 vjeçari nga Novosela e Vlorës është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Viktima është identifikuar si Llazi Nasi, baba i tre vajzave. Mësohet se para dy muajsh, atij i kishte ardhur fatura e energjisë elektrike 80 mijë lekë, por sipas familjarëve, kur ka shkuar për të bërë pagesën, i kanë thënë se është 800 mijë tëvjetra. 56 vjeçari ishte drejtuar për një ankesë në zyrën e OSHEE, por nuk ka gjetur zgjidhje.