Veseli prezanton kapacatitet e Kosovës për investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

Veseli ka prezantuar tek Ministria e Ekonomisë potencialet që ka Kosova për investime në agrokulturë, turizëm dhe industri.

Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mandouri tha se Emiratet e Bashkuara Arabe e shohin Kosovën si vend strategjik për investime në turizëm dhe bujqësi, për shkak të pozitës gjeografike.

Ai tha se Kosova ka potencial dhe resurse përmes të cilave mund të krijojë perspektivë të sigurt për zhvillim të hovshëm ekonomik.

Kryeparlamentari, Veseli kërkoi nga ministri i Ekonomisë që ti nxisë investitorët e Emirateve të vizitojnë Kosovën dhe të investojnë në fushat përkatëse, pasi sipas Veselit Kosova ofron shumë mundësi dhe ka resurse humane për investitorët e huaj.