Vendosen marrëdhëniet, SHBA – Kubë rihapin ambasadat respektive

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba rivenosën sot marrëdhëniet e plota diplomatike pas më shumë se pesë dekadash, me rihapjhen e ambasadave në dy kryeqytetet respektive.

Ministri i jashtëm kubanez, Bruno Rodrigez, ishte i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit të shtetit të tij në Uashington, në një ceremoni me nderime ushtarake dhe prani të madhe të medias dhe qytetarëve kubanezë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, të cilët brohorisnin “Viva Cuba”.

Pas cermeonisë, Rodrigez falenderoi liderin historik të Kubës, Fidel Kastro, për arritjen e vendit të tij dhe u zotua që shteti kubanez do të zbatojë gjithmonë parimet e tij. Ndërkohë në Havanë, Zyra e Interesave Amerikanë atje, njoftoi se ishte shndërruar de facto në ambasadën amerikane, edhe pse ceremonia zyrtare pritet të mbahet në ditët në vijim, ku Rodrigez do të mirëpresë sekretarin amerikan të shtetit, Xhon Kerri. Ky ndryshim historik në marrëdhëniet diplomatike mes të dy vendeve ndodh 54 vjet pas ndërprerjes së marrëdhënieve gjatë administratës së Presidentit Xhon Kenedi.