Vëllezërit Muharremi krenaria e shqiptarëve të Britanisë

Shqiptarët e Britanisë gjithmonë rezervojnë surpriza, deri në shkallën e të pabesueshmes. Nëse Rita Ora u kthye në fenomen, jo vetëm për të rinjtë shqiptarë në Britani dhe botën mbarë, por për të gjithë të rinjtë e globit, me dhjetëra talente të tjera po shkëlqejnë në fusha të ndryshme të jetës. Në “The Albanian” kemi raportuar për sukseset e shumta të shqiptarëve që kanë marrë çmime ndërkombëtare e deri tek ata që po vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht vlerat tona në ishullin britanik dhe më gjerë, (pjesë e këtij misioni është edhe publikimi i “Udhëtimi im”.

Ata janë dy vëllezër që vijnë nga Mitrovica por që po befasojnë me arritjet e tyre. U deshën 17 vite për realizimin e ëndrrës së tyre, asaj ëndrrës së çmendur për dizanjmin e një superveture… që kushton £168,000.

Gazmend dhe Bujar Muharremi janë dy dizajnerë industrial nga Kosova të cilët po korrin suksese në Angli dhe më gjerë.  Bujari ka dizajnuar superveturën e tipit sport AF8 e cila është vënë në prodhim nga kompania Arash Cars dhe shitjet kanë filluar sivjet.  Vetura arrin shpejtësinë 200 mijle për orë ndërsa arrin shpejtësinë 60 milje për orë brenda 3 sekondave e gjysmë.

51HTDLflS5L._SY467_BO1,204,203 Ndërsa motoçikleta Type 6 e dizajnuar nga të dy vëllezërit është vënë në ballinë të librit prestigjioz The Ride 2d Gear e cila u botua muajin e kaluar dhe konsiderohet si bibla e motomotoçikletave të punuara me dorë.  Lansimi i librit u bë më 9 tetor 2015 në Berlin ndërsa motomotoçikleta në fjalë është në ekspozitë në Gestalten Space në Berlin deri më datën 10 nëntor  2015.

Gazmendi dhe Bujari erdhën në Angli gjatë luftës në Kosovë.  Gazmendi erdhi në moshën 22 vjeçare ndërsa Bujari erdhi në moshën 9 vjeçare.  Pas 17 viteve ata udhëheqin biznesin e tyre të suksesshëm Auto Fabrica.  Pasioni për dizajn të automjeteve ka qenë tek ata që në moshë të re.  Qysh në Kosovë, ku kanë qenë nxënës shembullor, kanë vizatuar vetura dhe ky pasion kurrë nuk nuk u është larguar.

Ardhja në Angli u mundësoi ndjekjen e studimeve universitare në lëmitë që u pëlqejnë.   Gazmendi studioi Product Design në Anglia Ruskin University ndërsa Bujari ka studiuar Automotive Design dhe Industrial Design në Coventry University në nivel Master.  Pasi Bujari përfundoi studimet u lindi ideja që pasionin e tyre t’a shëndrrojnë në punë dhe biznes.  Bujari gjithashtu punon për një kompani në Londër ku dizajnon pjesë të aeroplanëve .

Kjo është çfarë thënë vëllezërit për punën e tyre:

“Ne jemi dizajnerë industrial dhe punën që e bëjmë e konsiderojmë art.  Automjetet, dizajni i tyre dhe dëshira për të krijuar art ka bërë që në mënyrë shumë të natyrshme të kyçemi në dizajnimin dhe prodhimin e pjesëve të tyre.

12067364_547397322092056_96524Ne vendosëm që prodhimin e shumicës së pjesëve t’a bëjmë vetë, meqë në këtë mënyrë do të arrijmë një pamje tjetër nga prodhuesit tjerë dhe do të kemi një stil unik të cilin vetëm ne mund t’a prodhojmë.  Qëllimi është që ne të jemi në gjendje të prodhojmë rregullisht.  Punimi me punë dore n’a solli tek teknikat e vjetra të prodhimit të cilat janë një freski për kohën moderne kur shumica e produkteve prodhohen përmes metodave kompjuterike 3D print.

Metodat që përdorim ruajnë atraktivitetin e produkteve tona meqë secili produkt është ndryshe dhe unik.  Kjo është edhe arsyeja pse shumica e veturave të vjetra të punuara me dorë shiten me miliona funta.

Firma jonë, Auto Fabrica, filloi në mënyrë shumë të natyrshme.  Ne i prodhuam dy motoçikleta, Type 1 dhe Type 2, për përdorim personal dhe këto ende i mbajmë si motoçikletat tona personale.  Këto i prodhuam me pasion dhe ky pasion tani reflektohet tek klientët tanë të cilët të gjithë e dëshirojnë një pjesë të këtij imazhi dhe stili të jetës e cila i bën të rriturit të ndihen si të rinj përsëri.  Biznesi filloi relativisht lehtë.  Ne kemi pasur shumë marketing falas falë gjuhës sonë të mirë dhe unike të dizajnit.   Të qenit në një vend të huaj në vitin 2015 nuk është problem, sidomos në industrinë kreative.  Kufijtë në mes të racave dhe kulturave nuk janë një vegël ndarëse por një vegël bashkëpunimi.  Sa më shumë që ne si dizajnerë punojmë me kultura dhe zhanre tjerë dhe largohemi nga kufijtë tanë të komfortit, aq më shumë inspirohemi.

Superveturën sport AF8 Bujari e dizajnoi gjatë studimeve dhe pas disa vjet punë kompania Arash Cars e vuri në prodhim.  Shitjet kanë filluar këtë vit. Vetura arrin shpejtësinë 200 milje për orë ndërsa arrin shpejtësinë 60 milje për orë brenda 3 sekondave e gjysmë.  Kompania ka prodhuar 36 vetura me edicion të kufizuar meqë këto i dedikohen një grupi të veçantë të blerësve.  Pas kësaj ata ofrojnë variacione të ndryshme të këtij modeli dhe në bazë të porosive.  Çmimi i kësaj veture është rreth £168,000.

Ne jemi shumë të lumtur që dizajni i Bujarit është prodhuar dhe mund të vozitet nga entuziastët e veturave të shpejta sport.

Motocikleta Type 6 është prodhimi ynë kryesor.  Është një model të cilin e kemi punuar me dashuri por edhe me lodhje e djersë në të njëjtën kohë meqë ne i kemi shtyrë aftësitë tona të kreativitetit dhe punimit.  Është ndjenjë e mirë kur një punë e tillë vlerësohet nga të tjerët dhe është një arritje e madhe që modeli ynë është vënë në ballinë të libri The Ride 2nd Gear, i cili konsiderohet si bibla e motoçikletave të punuara me dorë.  Audienca e librit dhe shitoret ku shitet ky libër i pështaten imazhit tonë dhe janë fokus i madh për ne.  Ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij libri sidomos duke marrë parasysh se Auto Fabrica është një firmë relativisht e re.

http://www.amazon.co.uk/The-Ride-2nd-Gear-Motorcyclesand/dp/3899555899

Shumica e njerëzve janë të kënaqur me veturat që i kanë.  Në Kosovë dhe Shqipëri vozitja e veturave Mercedes Benz ose BMË ende shihet si diçka që lidhet me statusin e personit në shoqëri.  Çfarë ne kemi mësuar në Angli është se njerëzit këtu i vlerësojnë gjërat e rralla më shumë se gjërat luksoze.  Posedimi i një automjeti të cilin askush nuk e vozit apo nget ia ka kaluar nevojës për vetura të shtrenjta dhe në këtë mënyrë është hapur një botë e re e kënaqësisë në botën e automjeteve.  Nëse ëndërroni që të krijoni diçka atëherë këshilla më e mirë është që t’a bëni këtë dhe të mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët.

Klientët tanë vijnë nga lëmi të ndryshme dhe rrallë kemi të tillë që janë tepër të apasionuar pas motoçikletave, grup ky të cilit disi i kemi ikur dhe kemi kaluar tek njerëzit të cilët janë të orientuar më shumë kah dizajni.  Kemi klientë që motoçikletën e parë e kanë blerë nga ne.   Çmimi i produkteve tona varet nga disa faktorë si p.sh. modeli, kërkesat e klientëve, kohëzgjatja e prodhimit, etj.  Deri më tani klientët tanë kanë përfshirë emra me famë nga bota e sportit, muzikës, filmit, fotografisë dhe në përgjithësi njerëz kreativ.

maaËndërrta jonë është që të vazhdojmë punën që e bëjmë , të krijojmë art që kryen punë, që përdoret.  Qëllimi ynë është që të kemi një imazh të sofistikuar.  Ne kemi plane ambicioze për të ardhmen dhe planifikojmë të punojmë me vetura më tutje.  Çelësi i suksesit tonë është pasioni që kemi për punën që bëjmë.”

Me shqiptarë të tillë krenohemi të gjithë, jo vetëm ne shqiptarët e Britanisë. Padyshim ata janë modeli, shembulli i shqiptarit të suksesshëm, sidomos për brezin e ri, sidomos për të sapoardhurit që fatkeqësisht vazhdojnë të jenë të prirë drejt “suksesit të shpejtë”… Këtyre vëllezërve dhe të gjithë shqiptarëve të suksesshëm në Britani u themi thjesht Faleminderit, Faleminderit që na bëni të ndjehemi krenar me ju. Faleminderit që po përcillni në mënyrën më të shkëlqyer vlerat shqiptare.

The Albanian