Vëllazëri shqiptaro-serbe? Historia që theu çdo tabu!

“Ne jemi një qiell

Dy gjethe nga e njëjta degë

Dy gurë nga i njëjti lumë… “

Kjo është fraza hyrëse të një shkrimi të Petrit Çollaku për prestigjiozen BIRN, me fokus Drejtësinë Tranzicionale në Ballkan, transmeton lexo.al.

Shkrimi në fjalë përfshinë historinë unike të një shqiptari nga Kosova dhe një Serbi, që se bashku luftuan dhe u ekzekutuan në Luftën e Dytë Botërore, pa pranuar të ndahen nga njëri tjetri.

Më konkretisht:

“Në epokën jugosllave, nxënësit në Kosovë mësonin këtë poemë patriotike rreth dy ushtarë partizan, Boro Vukmiroviç dhe Ramiz Sadiku, që luftuan kundër pushtimit fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Poema, e cila ishte mësuar nga nxënësit në gjuhën serbe dhe shqipe, përshkruan Serbin, Vukmiroviç, dhe shqiptarin, Sadikun, si “dy trupa të të njëjtit gjak”.

Ajo i lavdëron ata si heronj, sepse ata refuzuan të jenë të ndarë në ditën e ekzekutimit të tyre, dhe “rranë nga i njëjti plumb”.

Të dy burrat ishin të përqafuar kur ata u ekzekutuan nga ushtarët italianë në prill 1943.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Vukmiroviç dhe Sadiku, të cilët ishin edhe anëtarë të Partisë Komuniste, u shpallën heronj, dhe gjatë periudhës jugosllave ishin promovuar si simbole të ideologjisë shtetërore të Josip Broz Tito-së mbi “vëllazërimin dhe unitetin”.

Shumë rrugë dhe shkolla u emëruar pas tyre, si dhe qendrat sportive Boro dhe Ramizi që u ndërtuan në Prishtinë në vitin 1977.

Ata u ekzekutuan në periferi të fshatit Landovicë, pranë Prizrenit në Kosovë, dhe një monument u ngrit atje, simbolikisht duke treguar ato të përqafuar pasi ata qëndruan së bashku përpara ekzekutimit”.

Sot situata është ndryshe, përcjell lexo.al.

“ Boro dhe Ramizi shihen mjaft ndryshe në Kosovë, ku përqafim i tyre si vëllezër është harruar në masë të madhe dhe lufta e tyre e përbashkët është errësuar nga konfliktet më të fundit.

Kur lufta në mes të luftëtarëve të Kosovës dhe forcave të Sllobodan Millosheviçit përfundoi në vitin 1999, monumenit i tyre në Landovicë u hoq dhe një tjetër, i dedikuar “dëshmorëve” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftuan kundër sundimit të Beogradit, u ngrit në vendin e saj”, përfundon shkrimi.