Vdes në burgun e Rrogozhinës ish-drejtori i arrestuar për korrupsion

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton ndarjen nga jeta në burgun e Rrogozhinës për shkak të një ataku kardiak të Robert Shtembarit ish ish-drejtori i Emergjencave Civile të Lushnjës, i arrestuar në nëntor për korrupsion.

DPB sqaron se sapo ka ndodhur ngjarja, rreth ores 16:40, eshte njoftuar mjeku roje i institucionit, i cili ishte prezent dhe nderhyri menjehere. Pas dhenies se ndihmes se pare ne institucion, i paraburgosuri eshte nisur per trajtim te specializuar ne qendren shendetesore Rrogozhine, ku ka mberritur ne oren 16:50.

Rreth 20 minuta pas paraqitjes aty, i paraburgosuri ka nderruar jete.

Shtembari vuante prej kohësh nga tensioni i larte, gje per te cilen trajtohej rregullisht. Vetem dy dite me pare ai eshte shoqeruar per nje vizite tek mjeku specialist (kardiak). Shtetasi Shtembari ishte 55 vjec dhe banues ne Tirane.

55 vjeçari Robert Shtëmbari është arrestuar më 2 nëntor të këtij viti, pasi dyshohet se merret nga 100 mijë lekë të reja për çdo punësim në drejtorin e tij. Ai akuzohej për “korrupision pasive të zyrtarëve të lartë”.