“Vallëzimi i fundit” në Teatrin Eksperimental

Komedia e zezë “Vallëzimi i fundit” me regji të Erand Sojlit prezantohet sot, ora 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Autori i saj, është vetë Sojli, i cili shkruan se: “Jemi dëshmitarë të një kohe kur injoranca, arroganca dhe paraja e kanë manipuluar besimin. Dashuria është i vetmi ilaç që shëron këto sëmundje”.

Vepra është shkruar para 15 vitesh dhe ka për qëllim që të nxjerrë në dritë anët negative të arrogancës, paraja dhe injoranca kanë manipuluar çdo lloj besimi. Por dashuria, e vetmja mund ta shpëtojë njeriun. Interpretojnë aktorët: Kastriot Shehi, Rina Narazani, Hysen Mullajonuzi, Antoneta Doka, Dhimitër Topuzi dhe Mario Elezi.