Vaji i kanabisit ilaç për shërimin e kancerit (VIDEO)

Pacientët e prekur nga kanceri në Kosovë, shpresën për t`u kuruar nga kjo sëmundje po e kërkojnë te vaji i kanabisit.

Edhe pse ky vaj është i paligjshëm në përdorim, dikush në Kosovë e gjen atë dhe e përdor për trajtim.

Vaji i kanabisit është shumë vështirë të sigurohet për këta pacientë, por ai mund të gjendet vetëm në Shqipëri, e të sillet në vend nëpër rrugë të fshehta.

Kujtojmë që deputeti Koço Kokëdhima është shprehur disa herë për legalizim të kanabisit me qëllim përdorimin e tij për kurimin e sëmundjeve që vetëm ilaçi me bazë lëndën e kanabisit mund t’i kurojë.