Ushtroni nëse qëndroni shumë ulur!

Studimi më i ri, i bërë në Kanada, e tregon lidhjen e fortë ndërmjet kohës së gjatë të kaluar ulur dhe rrezikut më të rritur nga sëmundja e kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës së trashë. Në studim pohohet që për çdo vit paraqiten 92 mijë raste të kancerit të gjirit dhe atij të zorrës së trashë për shkak të mungesës së ushtrimeve fizike, ndërsa shkencëtarët këshillojnë që është e dëshirueshme që pas secilës orë të kaluar ulur duhet ushtruar së paku dy minuta.

Shkencëtarja Kristine Fridenrajh, ka sqaruar se si ushtrimet e zvogëlojnë rrezikun nga kanceri. “Mund të thuhet se me rritjen e numrit të ushtrimeve, rreziku nga sëmurja prej kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë zvogëlohet madje për 25 deri në 30 për qind. Një shëtitje e zakonshme ditore prej gjysmë ore mund ta zvogëlojë rrezikun nga format më të njohura të kancerit”, ka thënë ajo.