Unitedi nuk heq dorë nga Perisic, i ofron para dhe dy lojtarë Interit

‘Mirror’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të përfshijnë në ofertën për Perisic edhe mbrojtësit Matteo Darmian dhe Chris Smallingin.

Së bashku me këta dy lojtarë, Unitedi do t’i ofrojë Interin edhe një shumë parash që parashihet të jetë rreth 25 milionë euro.

Perisic sot nuk ishte me skuadrën e Interin në miqësoren e humbur nga skuadra italiane 1:2 nga Nurnberg.

Pas ndeshjes trajneri Spalletti shprehu edhe një herë dëshirën për ta mbajtur atë në skuadër, dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë 28 vjeçari do t’i bashkohet Interin në turin përgatitor në Kinë.