• Rreth Nesh
  • Kontakto
  • Marketing
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Bota
    • Horoskopi
    • Kronika e Zez
    • Rajoni
    • TV
    • Vendi
    Protesta e opozitës, shkon në 40 numri i të shoqëruarve

    Protesta e opozitës, shkon në 40 numri i të shoqëruarve

    Theresa May po luan me Europën

    Theresa May po luan me Europën

    Shpëtoi Dajtin nga burgimi i përjetshëm, policia i gjen euro në banesë gjyqtarit

    Shpëtoi Dajtin nga burgimi i përjetshëm, policia i gjen euro në banesë gjyqtarit

    U arratis për t’u bashkuar me ISIS, Britania nuk e pranon më: Iku me shumë urrejtje për këtë vend

    U arratis për t’u bashkuar me ISIS, Britania nuk e pranon më: Iku me shumë urrejtje për këtë vend

    Vrasje e kanosje, kush janë shqiptarët e tmerrshëm në burgun grek

    Vrasje e kanosje, kush janë shqiptarët e tmerrshëm në burgun grek

    Maqedonia Veriore apo Maqedonia e Veriut?

    Maqedonia Veriore apo Maqedonia e Veriut?

    Arrin deri në 14 numri i viktimave, Maqedonia shpall 14 dhe 15 shkurtin ditë zie

    Arrin deri në 14 numri i viktimave, Maqedonia shpall 14 dhe 15 shkurtin ditë zie

    Trafik droge në Greqi, 21 në pranga, mes tyre edhe shqiptarë

    Trafik droge në Greqi, 21 në pranga, mes tyre edhe shqiptarë

    Kultura e dhunës fshihet pas perdes së patriarkatit

    Kultura e dhunës fshihet pas perdes së patriarkatit

    INSTAT: Një e treta e shqiptarëve të burgosur për drogë

    INSTAT: Një e treta e shqiptarëve të burgosur për drogë

    Shifrat/Bie numri i emigrantëve, përgjysmohet shtesa e popullsisë

    Shifrat/Bie numri i emigrantëve, përgjysmohet shtesa e popullsisë

    “Lulet e Pranverës”, ja kush janë 12 shqiptarët e arrestuar për trafik droge (EMRAT)

    “Lulet e Pranverës”, ja kush janë 12 shqiptarët e arrestuar për trafik droge (EMRAT)

    Trending Tags

    • Sport
      Befason basketbollisti i njohur serb: S’jemi popull qiellor, mjaft më me Kosovën, nuk është e jona

      Befason basketbollisti i njohur serb: S’jemi popull qiellor, mjaft më me Kosovën, nuk është e jona

      Z. Rama, refuzoj të bëhem fasadë e keqqeverisjes

      Z. Rama, refuzoj të bëhem fasadë e keqqeverisjes

      Kur Mbreti Zog dekretonte sportin si domosdoshmëri kombëtare

      Kur Mbreti Zog dekretonte sportin si domosdoshmëri kombëtare

      Lorik Cana: Kosova ka arritur në futboll atë që Shqipëria nuk e ka arritur për 80 vjet

      Lorik Cana: Kosova ka arritur në futboll atë që Shqipëria nuk e ka arritur për 80 vjet

      Bota po çuditet me Majlinda Kelmendin, kështu përshkruhet!

      Bota po çuditet me Majlinda Kelmendin, kështu përshkruhet!

      Rrëfehet Xherdan Shaqiri, ka një kërkesë speciale për lojtarët e Liverpoolit

      Rrëfehet Xherdan Shaqiri, ka një kërkesë speciale për lojtarët e Liverpoolit

      Fadil Vokrri, “Qytetar Nderi”, familja e tij merr nga 1000 euro në muaj

      Fadil Vokrri, “Qytetar Nderi”, familja e tij merr nga 1000 euro në muaj

      Rrëfimi i veçantë i Albian Ajetit: Zvicra, Shqipëria dhe objektivat…

      Rrëfimi i veçantë i Albian Ajetit: Zvicra, Shqipëria dhe objektivat…

      Shaqiri dhe yjet e Liverpulit befasojnë fëmijët për Krishtlindje

      Shaqiri dhe yjet e Liverpulit befasojnë fëmijët për Krishtlindje

    • Tek & Auto
    • Opinion
    • English
    • Ekonomi
    • Më shumë
      • Lifestyle
      • Kulture
      • Magazina
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
      • Argetim
    • Udhetimi im
      Skender Zogu, një jetë në shërbim të kombit

      Skender Zogu, një jetë në shërbim të kombit

      Skender Perpepaj, modeli i mërgimtarit që nuk  harron vendlindjen

      Skender Perpepaj, modeli i mërgimtarit që nuk harron vendlindjen

      Aldi Çeli: “Edukimi është pasaporta e suksesit”

      Aldi Çeli: “Edukimi është pasaporta e suksesit”

      Bujar Bajraktari: “Sfidat të sigurojnë suksesin”

      Bujar Bajraktari: “Sfidat të sigurojnë suksesin”

      Ermal Krutani, kur pronarin e bën partner biznesi

      Ermal Krutani, kur pronarin e bën partner biznesi

      Bledar Meti: Të jesh vetvetja në Home Office

      Bledar Meti: Të jesh vetvetja në Home Office

      Dr.Argita Zalli.  Anglia i vodhi fëmijërinë, por i realizoi  ëndrrën; 26 vjeçe  u bë Doktore shkencash

      Dr.Argita Zalli. Anglia i vodhi fëmijërinë, por i realizoi ëndrrën; 26 vjeçe u bë Doktore shkencash

      Lea Ypi, Historia e një prej pedagogeve shqiptare më të vlerësuara në botën akademike

      Lea Ypi, Historia e një prej pedagogeve shqiptare më të vlerësuara në botën akademike

      Sindi Selmani: -Të punosh në “Home Office”

      Sindi Selmani: -Të punosh në “Home Office”

    • Web TV
    No Result
    View All Result

      Home Opinion

      UNË DO JEM NË PROTESTË, POR JO PËR TË KËRKUAR DORËHEQJEN E EDI RAMËS

      flori by flori
      25/12/2018
      in Opinion, Politika
      0
      UNË DO JEM NË PROTESTË, POR JO PËR TË KËRKUAR DORËHEQJEN E EDI RAMËS

      Mentor Kikia

      Unë e mbështeta protestën e studentëve, por nuk iu bashkova asaj. Kërkesat e tyre mbetën vetëm në kuadër të universitetit dhe mendoj se është një mision që duhet ta çojnë përpara studentët dhe pedagogët.

      Unë do të jem në datën 28, në protestën që kanë thërritur një grup emigrantësh. Por, nëse aty do të kërkohet thjeshtë dorëheqja e kryeministrit, unë nuk do të qëndroj. Sepse kjo nuk zgjidh asgjë. Edhe nëse aty lëshohen akuza të tilla si: Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë, Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës, shqiptarët po e braktisin Shqipërinë etj, unë sërish nuk do të qëndroj. Sepse me të tilla fjalime, këtu as skuqet e as zverdhet njeri më. Edhe nëse bëhen kërkesa modeste si per rritje pagash e pensionesh, apo shpërblime për Vitin e Ri, unë sërish nuk do të qëndroj. Sepse unë mendoj se vendi është në nevojë urgjente për të adresuar çështje që ta prekin problemin në gjenezë, të godasin sistemin.

      Unë po rendis disa çështje(kërkesa). Edhe pse më shumë se të tilla, ato janë një përpjekje për të ngjallur në debat në nivel intelektual dhe ekspertësh, për çfarë duhet dhe mund të bëjë shoqëria sot.

      1-Duhet përmbysuar ligji zgjedhor!
      Ligji zgjedhor ka nevojë për një rishikim rrënjësor.
      Sepse ligji aktual nuk garanton transparencën e financimit të partive dhe mundëson që politika të ushqehet me para të pista, duke blerë vota e duke deformuar demokracinë. Sepse partitë janë sot ndërmarjet më të zeza në vend. Sepse ligji aktual u mbyll derën partive të vogla, duke siguruar dominimin e skenës politike nga dy paritë e mëdha, PS e PD(me LSI-në sa majtas-djathtas).
      Sepse ligji aktual, përmes listave të mbylluar, u garanton kryetarëve sundim absolut mbi partitë e tyre, duke i shndërruar ata në drejtorë ekzekutivë. Populli voton partinë dhe partia(kryetari) emëron deputetët. Për këtë arsye, asnjëra palë nuk dëshiron ta ndryshojë këtë ligj, sepse ai u garanton atyre rrotacion dhe sundim në skenën politike. Pa ndryshimin e këtij ligji, këtu nuk ka zgjedhje të ndershme dhe nuk ka garë reale politike.

      2-Duhet ndryshuar ligji për prokurimet publike
      Ky ligj është çelësi i të gjitha aferave korruptive me fondet publike. Ai është hartuar në mënyrë të atillë që u jep liri enteve prokuruese të vendosin kritere secili sipas “qejfit” të vet, duke paracaktuar fituesit e tenderave. Besoj e keni parasysh tenderin tashmë të famshëm, i cili kishte si kriter që kompania të kishte një inxhinier që ta kishte marrë diplomën fiks në vitin 1971, dhe këtë e kishte vetëm një kompani, ajo që ishte paracaktuar ta fitonte tenderin.
      Pikërisht për këto arsye, në të tre tenderat në Unazën e Madhe të Tiranës, ku paraja derdhej lumë, morën pjese vetëm nga një konkurrent për çdo segment.
      Me këtë ligj ka shitur tenderat qeveria e demokrateve dje, dhe po me këtë ligj vazhdon të shese tenderat qeveria e socialistëve sot.

      3-Të ndalohet me urgjencë përfshirja e kompanive offshore në tendera publikë.
      Ato janë sot forma më flagrante e zhvatjes së pronës publike dhe pasurisë kombëtare. Skandali i madh i një segmenti të unazës së Tiranës ishte dëshmia më e fortë. Por, prej 15 vjetësh, përmes këtyre kompanive fantazëm të regjistruar në parajsat fiskale, zhvatet sektori i naftës në Shqipëri. Kompani që e blejnë, e shfrytëzojnë, akumulojnë dhjetra miliona Euro taksa të papaguara, falimentojnë dhe zhduken. Pastaj e blejnë të tjerë, që sërish e shfrytëzojnë, nuk paguajnë taksat dhe sërish zhduken me dhjetëra miliona euro. Ato shfaqen si kompani nga Teksasi, nga Çikago, nga Azerbajxhani, nga Malazia apo nga Singapori, por që në fakt janë vetëm oligarkët e qeverive, dhe që nuk i kanë zyrat as në Teksas e as në Singapor, por vetëm 200 metra larg në vijë ajrore nga selia e qeverisë.

      4.Të ndalohet dhënia e shërbimeve dhe veprave publike me koncension.
      Sepse vendit dhe shoqërisë po i faturohen investime deri edhe për vitin 2035. Sepse akush nuk di të thotë se cila është leverdishmëria e tyre. A ia vlen të shkatërrohen parqet natyrore e kombëtare për HEC-e që furnizojnë vetëm një fshat me energji? Ai ia vlen një super autostradë nga Thumana në Kashar që kushton 260 milion Euro? Padyshim që të gjithë do të donim që rrugët ti kishin të gjëra sa një pistë aeropoirti. Por a ia v len barra qiranë?- pyet populli.

      5-Duhet të vijojë reforma në drejtësi!
      Me gjithë handikapet që mund të ketë, kjo reformë duhet të vazhdojë. Sepse shteti dhe institucionet e drejtësisë, nuk kanë qenë kurrë në këtë derxhe, që nga viti 1912. Sepse askush nuk mban mend se kur ka qenë urdhërarresti i fundit që ka firmosur Prokuroria e Shtetit.

      E keni dëgjuar ndonjëherë opozitën të adresoje të tilla kërkesa apo çështje? Padyshim që jo, sepse ajo është bashkëhartuesja dhe bashkëpërfituesja e kësaj maskarade. Ajo kërkon vetëm që të ikë Rama, për të qeverisur me po të njëjtat ligje e të njëjtat praktika.
      E mbani mend si e akuzonte PD-ja qeverinë e Nanos, apo “ansamblin babëzia”, sic thoshte Berisha? Kur në 2005 Berisha u rikthye, stafi i kryeministrit kishin marrë viza dhe ikën me urgjencë nga Shqipëria pasi menduan një revanzh denoncimesh apo arrestimesh. Kujtoni dot ndonjë emër se kush është arrestuar e dënuar nga ajo qeveri?

      E mbani mend si e akuzonin socialistët qeverisjen e Berishës? Aq rëndë sa thonin se duhen ndërtuar burgje të reja, se nuk do të ketë vende. Kujtoni dot ndonjë emër ish zyrtari të arrestuar apo dënuar? Veç Spiro Kserës që kishte vjedhur lekët e festës së fëmijëve romë. Madje një nga më të akuzuarit e kohës, ish minitrin e financave, socialistët e vlerësuan si aset finciar dhe e votuan për në Këshillin e Bankës së Shtetit.

      E shikoni çfarë akuzash u bëjnë sot demokratët socialistëve? Mendoni se do të përfundojë ndonjëri në burg nesër kur të bëhet rrotacioni i pushtetit?
      Dhe a e dini pse? Jo vetëm sepse drejtësia është kontrolluar sistematikisht nga partia në pushtet, por sepse, këtu pakkush e shkel ligjin, sepse të gjitha vjedhjet dhe zhvatjet bëhen me ligj. Për këtë arsye nuk është dënuar askush për skandalet me ARMO-n, për këtë arsye, askush ndër zyrtarët e shtetit, nuk do të mbajë përgjegjësi edhe për skandalin e D.H.Albania.

      Për këtë arsye, unë nuk mendoj se është zgjidhje ikja e kryeministrit, apo e krejt qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse. Sepse, nëse ikën Rama dhe PS do të mandatojë një tjetër kryeministër, ai do të vazhdojë të qeverisë mbi të njëjtat ligje dhe praktika që mbështesin abuzimin. Nëse vendi futet në zgjedhje të parakohshme, me këtë ligj zgjedhor, ose do të rikonfirmohet PS, ose e shumta do të vijë në pushtet PD. Dhe ajo do ta vazhdojë të qeverisë po me të njëjtat ligje që i hartoi vetë dhe ia la trashëgim PS-së, dhe me të njëjtët oligarkë.

      E keni vënë re ku ka degjeneruar debati politik?
      Kur opozita akuzon qeverinë për afera korruptive me tendera e koncensione, ata i përgjigjen: Edhe Basha ka vjedhur tek Rruga e Kombit.

      Kur opozita e akuzon sërish, ata sërish thonë: Po Basha ka një kat pallati pa leje.
      Kur opozita akuzon sërish, ata sërish thonë: Po Basha ka një makinë luksoze që si ka paguar taksat.
      Beteja sot është kush të bindë popullin që ka vjedhur më pak. Dhe teoria jonë, që në zgjedhje votojmë të keqen më të vogël, ka rezultuar fatale.
      Ndaj mendoj se zgjidhja nuk është më rrotacioni politik. Çdo qeveri që ka ardhur me premtimin e luftës ndaj korrupsionit, e ka zhytur me keq vendin në korrupsion. Dhe sot problemi i madh është se populli nuk ka më besim tek askush dhe nuk shpreson më tek askush.

      Ndaj duhen adresuar çështje konkrete, që ta prekin në rrënjë problem, e jo ti shkundin gjethet. Duhet shkatërruar sistemi qe ka ndertuar kasta, per t’i dhene hapesire alternativave te reja. PS dhe PD duhen vënë para presionit për ti ndryshuar këto ligje dhe jo të ndërrojnë rolet. Ky duhet te jete edhe qellimi i protestes.

      Unë kam renditur disa çështje, që nuk janë të vetmet. Kjo është një përpjekje për të tërhequr në një debat intelektualë, specialistë të fushës, ekonomisë, studentë, artistë, këngëtarë, shkrimtarë, pedagogë e kushdo tjetër që mendon se ka edhe një alternativë tjetër për të jetuar, veç asaj të largimit nga Shqipëria.

      Unë kam një lutje për këdo që do ta lexojë këtë shkrim, që ta shpërndajë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të ftohen për t’iu bashkuar kauzës së vetme, asaj të denoncimit dhe korrigjimit të sistemit politik e ligjor që garanton dhe mbron vjedhjen e votës dhe zhvatjen e pasurisë.

      Tags: Mentor kikiaprotestastudente
      Previous Post

      Krishtlindja, politika uron humanizëm, solidaritet, paqe...

      Next Post

      Jelekverdhët janë këtu për të qëndruar

      Next Post
      Jelekverdhët janë këtu për të qëndruar

      Jelekverdhët janë këtu për të qëndruar

      The Albanian Versioni Print i Gazetes ne Londer

      The Albanian 1 milion...

      The Albanian newspaper is published in the Albanian language it is a newspaper published twice a month in the UK since 2004 with circulation 20k copies every issue. Distribution London, England, Scotland, Wales.

      • Rreth Nesh
      • Kontakto
      • Marketing

      © 2019 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

      No Result
      View All Result

      © 2019 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.