“Unë dhe ti” nga Albani

Së shpejti, Alban Skënderaj do të vijë me një këngë të re, kushtuar dashurisë.  “Titullohet “Unë dhe ti” dhe publikimi i saj do të jetë më datë 14 shkurt, në ditën  e të dashuruarve”, ka zbuluar disa detaje vetë këngëtari.

Ajo çfarë e bën më interesante  këtë projekt, është pjesëmarrja e fansave të këngëtarit në klip.

“Jeni  të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare apo diaspora të nisni momentet më të  bukura të jetës suaj në çift. Jam i lumtur që frymëzimi dhe forca e kësaj këngë  do të jenë njerëzit e zakonshëm, por me dashuri të jashtëzakonshme”, ka shkruar  në Facebook Albani.