UEFA: 5 golat që bënë historinë e Shqipërisë

Suksesi historik i Shqipërisë që arriti të siguronte kualifikimin në Euro 2016 vazhdon të tërheqë vëmendjen e UEFA-s që i kushton një hapësirë të veçantë ecurisë së kuqezinjve. Në kanalin zyrtar të institucionit të futbollit në Youtube, UEFA publikon 5 golat më të bukur të fazës eliminatore të kuqezinjve.
Nga Bekim Balaj te Sadiku, një rrugëtim që zgjati rreth një vit dhe u mbyll me festën mbarëshqiptare.
Momente që do të ngelen gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëve.