Uebfaqja e parë u ndërtua 25 vite më parë nga shkencëtari britanik Tim Berners-Lee

Britaniku Tim Berners Lee është krijuesi i uebfaqes së parë që ka njohur historia e internetit. Sot kjo uebfaqe ka mbushur plot 25 vite që nga krijimi në laboratorët shkencor të CERN në Zvicër dhe vijon akoma që jetë online.

Shkencëtari kompjuterik, Tim Berners Lee kishte ndjerë nevojë për një komunikim më të afërt me shkencëtarët e tjerë në CERN dhe pikërisht nga potenciali i mbi-lidhjeve (hyperlink) që ai propozonte lindi ajo që njohim të gjithë WWW (World Wide Web) i cili përdoret sot nga mbi 3 milion njerëz në planet.

Sot pothuajse çdo gjë që ne bëjmë varet nga uebi që nga ndërveprimi shoqëror tek puna, argëtimi i shumë aspekte të tjera të jetës sonë. “Pikërisht ideja e thjeshtë e një lidhjeje (link) ka transformuar politikën, jetën shoqërore, edukimin dhe ka kontribuar në themelimin e bizneseve më të shquara në botë sot,” shkruante prestigjozja britanike The Telegraph për këtë zbulim.

Aktualisht, Tim Berners Lee është drejtor i konsociumit të World Wide Web (W3C), instancë kjo e cila “kujdeset” për zhvillimin e uebit. Në 2004-tën britaniku u dekorua nga Mbretëresha Elizabeth II për punën e tij të paçmuar.

first-website-cern