Turqi, ISIS sulm kamikaz në një qendër kulturore, 30 të vdekur

Një shpërthim terrorist goditi Turqinë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në qendrën kulturore Amara, në qytetin juglindor Suruc në kufi me Sirinë në orën 11 të mëngjesit. Nga shpërthimi mbetën të vrarë 30 persona ndërsa 100 të tjerë u lënduan. Nga informacionet paraprake mendohet se autori i aktit kamikaz është një 18- vjeçar, anëtar i ISIS. Përveç dëmeve njerëzore shpërthimi shkatërroi gjithashtu dritaret e ndërtesave përreth.

Akti kamikaz ndodhi kur 300 të rinj turq dhe kurdë, u mblodhën në qendrën kulturore përpara udhëtimit të planifikuar për në qytetin e Kobanit në Siri, i cili u mbrojt nga luftëtarët kurdë sirianë muajin e kaluar, pas një sulmi nga militantët e Shtetit Islamik.Të rinjtë ishin anëtar të shoqatës së socialistëve të rinj të ardhur nga Ankaraja dhe Izmiri të cilët po shkonin në siri për të rindërtuar qëtetin e Kobanit të dëmtuar pas sulmeve të ISIS.

Krerët më të lartë të shtetit turk përfshirë dhe presidentin Rexhep Taip Erdogan inspektuan vendin e ngjarjes dhe i bën thirrje organeve kompetente për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autoritetet turke janë të frikësuara për një rritje të numrit të të vdekurve në orët në vazhdim.