Tryeza për reformën elektorale, Rama: Duhet të shkëputemi nga kthetrat e së kaluarës, me zgjedhje si ato të vitit 2009 dhe 2011

Në konferencën e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë që po mbahet në këto momente janë të ulur në një tryezë, kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreu i Kuvendit Ilir Meta si edhe ambasadori Donald Lu e ambasadorja Vlahutin.

Në fokus të diskutimit është “korrupsioni zgjedhor” që ka të bëjë me fenomenin e shitblerjes së votës.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se Partia Socialiste mbetet e vendosur për të modernizuar procesin zgjedhor në Shqipëri. Rama vlerësoi si pozitive zgjedhjet e fundit mirpo gjithsesi u shpreh se sistemi zgjedhor në vendin tonë ka nevojë për përmirësime, korrigjime, modernizime etj.

Te problematika kryeministri solli në vëmendje zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato të vitit 2011, ku tha se nuk duhet të përsëriten më zgjedhje të tilla.