Tre viktima nga moti i keq në Itali

Moti i keq vazhdon të shkaktojë probleme edhe në Itali, sidomosnë veri dhe qendër të gadishullit Apenin. Tre të moshuar kanë humbur jetën në rajonin e Breshias, ndërsa po pastronin borën, kurse pesë të tjerë janë shpëtuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Liguria, Piemonte, Lombardia dhe pjesë të Toskanës janë goditur nga stuhitë e dëborës dhe të shiut.

Disa autostrada janë bërë të kalueshme me vështirësi ndërsa në zonat bregdetare ka pasur edhe përmbytje.

19 vetë janë evakuar nga periferitë e Emilia Romagna ndërsa disa fshatra të tjerë kanë mbetur të izoluar dhe pa energji elektrike.

Në shumë prej zonave të goditura nga moti i keq janë mbyllur shkollat, ndërsaspitalet dhe qendrat e emergjencave civile janë vënë në shërbim të njerëzve në nevojë.

Bashkitë e veriut i kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë qarkullimin e mjeteve private motorrike për të shmangur incidente, ndërsa raportohen vonesa në linjat e trenave që përshkojnë veriun e vendit, sidomos në Lombardi.