Trajneri i Zvicrës: Vetëm Cana do luante në ekipin tim

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës në finalet e Europianit 2016 premton emocion, ndërkohë që kanë nisur që tani ‘thumbat’.

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, thotë se vetëm një lojtar shqiptar do mund të luante në ekipin e tij.

Boshnjaku thotë se “kapiteni Lorik Cana është i vetmi lojtar i shqiptarëve, që do kishte një vend në kombëtaren time”.

Ai e njeh mirë shqiptarin pasi ka luajtur nën urdhrat e tij tek Lacio.