“Topi i artë”/ Zbulohet për kë votuan Cana dhe De Biasi (foto)

Duket se kanë pasur mendime të ndryshme trajneri i kombëtares Xjani de Biasi dhe kapiteni Lorik Cana për fituesin e “Topit të artë 2015”. Pas ceremonisë së dhënies së çmimit FIFA ka publikuar edhe votat e atyre që kanë votuar.

De Biasi ka vlerësuar Messin me 5 pikë. Italiani ka dhënë 3 pikë për Cristiano Ronaldon dhe 1 pikë për Tomas Muller.

Ndërsa Lorik Cana ka bërë një tjetër vlerësim. Kapiteni i ka dhënë 5 pikë portugezit Cristiano Ronaldo, 3 pikë ka caktuar për argjentinasin Messi dhe 1 pikë për Neymar.