Tjetër tragjedi në Bulqizë, humb jetën minatori 25-vjeçar

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ku një punëtor 25-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel.

Viktima është Renato Alimani, i cili punonte në transportin e jashtëm te shkarkimi i kromit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Në tetor, minatori 63-vjeçar Izet Keta humbi jetën pas një aksidenti në minierë, ndërsa një ditë më pas policia vuri në pranga drejtuesin teknik dhe teknikun e mesëm minerar nën akuzën e mosrespektimit të rregullave në punë.