Tiranë, hidhet nga “Sky Tower”, humb jetën 23-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet, ku një vajzë e re është hedhur nga katet e larta të ndërtesës së njohur si “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut.

Viktima është 23-vjeçarja Iris Belba, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon me hetimet.