Ti përmbysim bijtë e etërve!

Nga Jozefina Topalli Çoba

“Bijte e eterve: “Mirenjohje per diktaturen komuniste” ne 25 vjetorin e levizjes antikomuniste!

Po lexoj ne media (nga Tedi Blushi) zbardhjen e emrave te dekoruar nga qeveria me motivacionin “Medalje e Mirenjohjes” !

(liste e mbajtur sekrete nje vit rresht).

Te dekorosh per mirenjohje ne 25 vjetorin e levizjes antikomuniste: hetues te diktatures, gjykates politik qe kane denuar me pushkatim apo varje ne gjyqe te montuara gjate komunizmit, zv/ drejtore te Sigurimit te shtetit -tmerrit te shqiptareve, shefave te sigurimit te Byrose Politike, gjykates ushtareke politik … Prokurore kriminel …etj, nuk eshte vetem nje provokim bastardesh, as edhe vetem sadizem i Rames. as vetem nje hakmarrje per rrezimin e baballareve te tyre 25 vite me pare.

Mirenjohja ndaj diktatures dhe veglave kriminale te tyre eshte pikesepari identifikimi me sejcilin prej tyre ne modelin e tyre te dhunes!

Identifikimi ne kulturen e tyre te ushtrimit te drejtesise ne emer te “popullit”.

(imagjino qe keto do bejne reformen e drejtesisse!!!)

Identifikimi ne ushtrimin e pushtetit permes dhunes.

Te dashur miq

Une nuk jam e surprizuar as nga keto dekorata. Ndjej thjesht neveri!

Por kam bindjen me te thelle se kombinimi i nje kulture totalitariste me ate mafjoze te pushtetareve ne krye te vendit eshte nje kercenim real per vendin!

Ndaj ka vetem nje zgjidhje: T’ i permbysim!”