Theret me thikë taksisti në Skënderaj

Një taksist është sulmuar me armë të ftohtë dhe mori plagë serioze në trup, nga një person i cili e prenotoi taksinë e tij por pati mosmarrëveshje pagese. Ngjarja ndodhi natën duke gdhirë dita e djeshme në qytetin e Skënderajt, në Kosovë, raporton noa.al. Policia lokale tha se është therur me thikë shoferi i një taksie, në momentet kur ai ishte duke udhëtuar me makinë me një klient në të. Në një moment, klienti ka mësuar vlerën që duhet të paguante dhe iu duk e lartë. Dhe teksa ishin afër destinacionit, klienti nxjerr thikën dhe e qëllon në trup taksistin. Policia tha se e ka ndaluar të dyshuarin, të cilit iu gjetën me vete dy thika. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.