Tentoi të korruptonte policin, arrestohet shoferi në Shkodër

Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, pasi ka tentuar të  korruptonte një polic në këtë qytet. Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al se rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, 55-vjeçari i cili është identifikuar me inicialet E.M., banues në fshatin Bërdicë, në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë dhe më saktësisht në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë. Ai që ka arrestuar shoferin 55-vjeçar, ishte polici F.H., i cili ka thënë se shoferi ka qenë duke drejtuar mjetin tip Mercedes Benz me targë SH 66 79 D dhe ka tentuar ti fusë në xhep një kartëmonedhë 500 lekëshe, duke u përpjekur ta korruptojë.