Tension i lartë në Lindjen e Mesme! Arabia Saudite bombardon ambasadën iraniane

Tensioni në Gjirin Persik ka kapur majat. Kriza diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite po çon gjithë botën myslimane në një konflikt të armatosur të paprecedentë.

Në Jemen është bombarduar ambasada iraniane në qytetin Sanaa.

Sipas inteligjencës iraniane sulmi është urdhëruar nga Riadi.

Vetëm pak ditë më parë në Teheran u shkatërrua ambasada saudite pas vrasjes së klerikut shiit Nimr al Nimr.

Teherani dhe Riadi ndërpenë çdo lloj marrëdhënie diplomatike dhe gjithë shtetet e Gjirit i reshtuan në krah të Arabisë Saudite.

Bombardimi i ambasadës iraniane duket se do të përshkallëzojë konfliktin mes dy vendeve që prej dekadash janë armiq të përbetuar.