Tekstet shkollore të Serbisë njohin Kosovën

Kosovën nga Serbia e kanë ndarë shumë herë në hartë – ueb-faqja zyrtare e Bashkimit Europian, kanali i parë shtetëror rus (gjatë vizitës së Vladimir Putinit në Beograd), faqja e internetit “Google Analitics” dhe shumë të tjera.

E njëjta gjë ndodhi edhe në paketimet e lëngjeve të prodhuesve serbë, ndërsa dy vite më parë edhe në prezantimin e Ministrisë së Arsimit. Tani Kosovën e kanë njohur edhe disa tekste shkollore serbe.

Bëhet fjalë për librin e klasës së gjashtë të lëndës së Gjeografisë, e cila është hartuar nga Instituti i Teksteve Shkollore. Në faqet 56 dhe 57 të këtij libri ekziston një hartë, në të cilën Kosova është e ndarë me anë të një vije të hollë nga Serbia. Ndërsa kjo nuk ka ndodhur në rastin me Vojvodinën, e cila në këtë hartë paraqitet e pandarë nga shteti serb, shkruan Telegrafi.

Ky nuk i vetmi rast në këtë libër. Kosova e ndarë nga Serbia, për shembull, mund të shihet edhe në hartën që gjendet në faqen e 94-të të librit të Gjeografisë së vitit të dytë të shkollës së mesme.

Ajo që e bën më interesant këtë rast është koha e botimit.
Në fakt, libri i Gjeografisë është botuar në vitin 2008 (vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës) dhe është shtypur në pesë edicione.

Ndërsa vetëm tani vënë re vija e hollë që e ndan Kosovën nga Serbia. Por, sipas medieve serbe, skandali më i madh se ky tekst shkollor, si duket nuk është kontrolluar nga ekspertët e arsimit, por as nga Këshilli Kombëtar i Arsimit,