Shtatori erdhi përsëri, rrëmbyeshëm dhe me plot punë për të gjithë tek Shpresa programme. Pas një vere shumë të suksesshme ku dy nga shkollat e mësimit të gjuhës shqipe të organizuara nga Shpresa Programme tek Gascoigne school dhe Mayfield school kanë marrë çmimin e Artë “Gold Award” nga National Resource Centre një çmim ky që vetëm pak shkolla e kanë marrë deri tani në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar
Gjithashtu Shkolla Gascoigne school ka marrë “Outstanding on Community Cohesion” nga OFSTED si rezultat I punës në bashkëpunim (partnership) me Shpresa Programme.
Flutura Shega
“Kjo është një arritje e madhe për ne si staf dhe si organizatë ,pasi tregon edhe një herë që puna që ne bëjmë me nxënësit, me prindërit dhe të gjithë komunitetin është e një cilësie të lartë .Për të marrë këtë çmim duhet që të gjithë aspektet e punës tonë në drejtim të mësimdhënies, sigurisë, vizionit ,puna në bashkëpunim me organizata të tjera, të ishte e shkallës më të lartë.
U morën përshtypjet e nxënësve ,prindërve, partnerëve , mësuesve, u panë rezultatet qe kishin arritur fëmijët dhe prindërit e tyre si edhe u analizuan deri në detaje dokumentacioni që ne kishim përgatitur. Ne jemi shumë të lumtur për këtë rezultat dhe do të punojmë që kjo tashmë të arrihet për të gjitha shkollat ku ne japim mësim. Pra të kemi standartin për të marrë Gold Award në të gjitha shkollat. Gjithashtu këtë vit do të punojmë që të marrim edhe Çmimin më të lartë “Outstanding Award” për një nga shkollat ku ne operojmë.
Pas mbarimit me sukses të trajnimeve që të gjithë vullnetarët ndoqën gjatë vitit të kaluar si psh kurset e Advice NVQ 2&3, Admin and business NVQ 2, childcare NVQ2 dhe familjarisation course këtë vit 36 Vullnetarë kanë filluar NVQ level 3 on Teaching Assistant,
Të gjithë vullnetarët e lartpërmendur po bëjnë eksperience pune edhe në shkollat zyrtare.
Evis Bodli
“Eshtë me të vërtetë kënaqësi të shikosh që vullnetarët jo vetëm që marrin eksperiencë pune tek Shpresa Programme, dhe kontribuojnë që aktivitetet që ofrojmë të jenë të një cilësie të lartë por edhe po kualifikohen dhe kontribuojnë edhe në shkolla dhe organizata të tjera dhe shumë prej tyre kjo po I ndihmon të gjejnë edhe punësim. Puna cilësore që ata / ato ofrojnë dhe kontributi I tyre ka bërë që imazhi për komunitetetin tonë në këto institucione të rritet në mënyrë të ndjeshme.
Vullnetarët tanë janë me të vërtetë të dedikuar dhe të etur për të mësuar ,për të ofruar një shërbim me cilësi dhe për te rritur shanset e tyre për punësim. Është një kënaqësi e veçantë të punosh me ta.
Tashmë nxënësit kane filluar mësimin e gjuhës shqipe dhe aktivitete jashtëshkollore ne shumicën e shkollave si tek Mayfield school and Cleveland school ne Goodmays. Gascoigne school ne Barking and Dagenham, Bonds Green school dhe Gladsmore community school ne Haringay, St’ Thomas school ne Fulham, Churchfield school ne Edmonton.
Kudo ndjehet gumëzhitja dhe hareja që sjellin fëmijët pas një vere të mbushur plot me surpriza të këndshme, dhe me një eufori të re për të mësuar akoma më mirë gjuhën shqipe, rreth historisë madje edhe për të përmirësuar shkrimin
Të rinjtë kanë filluar përgatitjet e tyre për koncertin me rastin e festës së pavarësisë.
Fituesit e Jack Petchey Award janë ftuar të marrin pjesë në mbrëmjen festive ne date 10 nëntor.
Specialistët që merren me vlerësimin e impaktit të punës së shpresës në komunitet vazhdojnë të punojnë me intensitet të madh duke kontrolluar çdo detaj, duke u konsultuar me përdoruesit, donatorët,partnerët, stafin, vullnetarët, bordin drejtues etj
Gjithashtu në mënyrë intensive ka vazhduar puna për të promovuar dhe eksperimentuar modelin e punës tonë tashmë tepër të suksesshëm në komunitete të tjera.
Javën e kaluar Luljeta drejtuesja e Shpresa Programme bëri një prezantim në konferencën e organizuar ne qendër të Londrës nga Refugee council e cila kishte si qëllim të mblidhte drejtues të komuniteteve, donatorët( funders) dhe organizata te ndryshme për të ndarë eksperiencën dhe njohuritë mes njëri tjetrit si edhe për të theksuar rolin e madh që luajnë këto organizata në komunitet dhe në drejtim të integrimit.
Ajo ishte folëse kryesore në séancën e mëngjezit së bashku me Kryetarin e një ndër fondeve më të mëdha Big Lottery . Prezantimi I saj u prit shumë mirë nga audience , dhe u cilësua si shumë inspirues dhe që ofronte një model pune shumë efikas dhe origjinal, ku impakti i punës maksimizohet nga puna në partnership.
Luljeta Nuzi
“Jam shumë e kënaqur që puna e organizatës tonë është tashmë shumë e njohur në sektor dhe madje në të gjithë Anglinë për vite me radhë puna jonë është vlerësuar me çmime të mëdha si ai I Mbretereshes në 2006, stafi dhe vullnetarë të Shpresa Programme janë ftuar 2 herë në pritjet e organizuare tek N 10 nga ish Kyeministri Tony Blair dhe 3 herë në Buckingham Palace nga Mbretëresha Elizabeth për punën e tyre të veçantë dhe kontributin e madh në komunitet. Këtë vit kemi pasur një numër kërkesash për të ndarë eksperiencën tonë dhe” sekretet” e suksesit me të tjerët si Goldsmith University apo kjo konferencë.
Prezantimi im u prit shumë mirë nga të pranishmit ,unë pasqyrova punën e madhe që ka bërë Shpresa dhe se si organizata jonë ka punuar që në fillim në mënyre origjinale në partnership me organizata të tjera. Kjo merr akoma më shumë vlerë në këto kohë të vështira financiare .Do të kisha shumë dëshirë që kjo metodë të përqafohej dhe vihej në zbatim edhe nga organizata shqiptare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
Por kjo duhet bërë me sinqeritet, pastërti dhe jo siç ka ndodhur me disa organizata shqiptare te cilat kane vjedhur idetë, projektet apo materialet e publikuara nga Shpresa. Siç e theksova në prezantimin tim bazat kryesor për një bashkëpunim të suksesshëm janë BESIMI tek njëri tjetri dhe SINQERITETI.
Tashmë po punojmë për të publikuar një metodikë që do të përdoret për të ndihmuar të gjithë ato organizata ose grupe prindërore që duan të punojnë në bashkëpunim me shkollat . Kjo metodike do të inagurohet në prill të vitit që vjen dhe uroj që kjo metodike apo Toolkit të përdoret edhe nga organizatat e tjera shqiptare. “
Për të marrë informacione të mëtejshme rreth planeve të Shpresa Programme dhe aktiviteteve që ajo organizon iu lutem shkoni ne Web www.shpresaprogramme.com dhe për të suportuar punën e saj dhe ndjekur atë nga afër mund të bëheni miq në faceboook Shpresaprogramme.
















